Edward Anderson, i ftuar në ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë

14 Mars 2022

Në Kolegjin AAB, z. Edward Anderson, ushtarak dhe detektiv në pension nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një ligjëratë speciale për studentët e Fakultetit të Psikologjisë me temën “Psikologjia Kriminale – gjendja mendore e kundërvajtësve, personaliteti i tyre”.

Gjatë kësaj ligjërate studentët patën mundësinë të mësojnë se si duhet të menaxhohen situatat në rastet e ballafaqimit me mendje kriminale, pyetjet dhe mënyrat specifike që duhet të përdoren gjatë intervistimit të tyre. Gjithashtu ata mësuan për përvojat e z. Anderson në Irak dhe Afganistan, dhe vështirësitë e hasura gjatë shërbimit të tij atje.

Vlen të përmendet që z. Anderson e vlerësoj lartë Kolegjin AAB, si dhe interesimin e studentëve për këtë ligjëratë dhe në përgjithësi për të studiuar Psikologjinë, pasi që sipas tij Kosova ka nevojë edhe për më shumë ekspert të kësaj fushe.

Share: