Një delegacion nga Noorderpoort në Holandë, që merret me arsimin e vazhdueshëm dhe shkollat profesionale, si për të rinj ashtu edhe për të rriturit zhvilluan një vizitë pune në Kolegjin AAB.
Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësuesit si Minke Kloppenburg, Fitim Ismaili dhe këshilltarja për studentët, Irma Ismaili, të cilët treguan për projektet dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe Kolegjit AAB, në projekte të cilat ndërlidhen me përgatitjen dhe trajnime të ndryshme por edhe shkëmbime ekspertësh të fushave të caktuara.
Të dy palët u pajtuan të aplikojnë bashkë në projekte të ERASMUS+, por edhe në programet e tjera nga Bashkimi Evropian, me qëllim të fuqizimit të aspektit profesional të rinjve dhe lidhjes së drejtpërdrejtë të palëve me tregun e punës.
Mysafirët u pritën në takim nga prorektoret e Kolegjit AAB, Venera Llunji dhe Uranela Demaj, si dhe nga zyrtarja për projekte, Qëndresa Kukaj.