Eksperti i financave Emanuel Bajra zhvillon ligjëratë në Kolegjin AAB

13 Maj 2025

Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB u mbajt ligjërata me titull: “Tregjet, Krizat financiare dhe efektet në shoqëri – Kosova dhe Bota”, nga eksperti i shquar i financave, Emanuel Bajra, organizuar nga Fakulteti Ekonomik. 

Pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më thellë lidhjen midis zhvillimeve në tregjet globale financiare dhe ndikimit të tyre në strukturat ekonomike, politike dhe sociale – duke përfshirë edhe sfidat dhe mundësitë për Kosovën. U diskutuan tema si dominanca e dollarit, rritja e teknologjive si blockchain dhe inteligjenca artificiale, si dhe nevoja për një arkitekturë të re financiare në vend.

Ligjërata ngjalli interes të madh në rradhët e studentëve dhe stafit akademik dhe solli diskutime me vlerë mbi të ardhmen financiare të vendit dhe botës.

Share: