Specialistja në fushën e Tyflopsikologjisë (psikologjia e personave me dëmtime në të parë), znj. Elona Mustafaraj mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB.
Ajo ndau me studentët eksperiencën e saj disa vjeçare në këtë fushë, derisa në këtë ligjëratë u realizuan ushtrime praktike të cilat synonin t’i vendosnin studentët në pozitat e personave me paaftësi në shikim, gjithashtu për të kuptuar dhe një pjesë të përjetimeve të tyre. Një vend të rëndësishëm u tha se pati edhe pjesa biologjike e dëmtimit e cila mund të shkaktojë këtë paaftësi.
Në këtë ligjëratë studentët morën një panoramë mbi fazat psikologjike në të cilat kalon procesi i pranimit të verbërisë, ndërsa në fund të ligjëratës u zhvillua diskutim mes studentëve dhe të ftuarës.