Frequently Asked Questions (FAQ)

A është i akredituar Kolegji AAB?

Po, të gjitha programet e Kolegjit AAB janë të akredituara nga nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

Cilat janë programet më të kërkuara në Kolegjin AAB?

Programet më të kërkuara përfshijnë:
Shkencat Kompjuterike,
Shkencat Shëndetësore,
Arkitektura,
si dhe programet në fushën e Shkencave Sociale, si
Juridiku dhe
Ekonomiku.

A ofron AAB mundësi për studime jashtë vendit?

Po, përmes programeve Erasmus+ dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete
ndërkombëtare, studentëve u ofrohen mundësi për mobilitet dhe studime jashtë vendit.

Sa është niveli i punësimit pas diplomimit?

Në programe të caktuara, si Shkencat Kompjuterike dhe Shkencat Shëndetësore, shkalla e
punësimit arrin deri në 98%.

A përfshihen praktikat gjatë studimeve?

Po, të gjitha programet përfshijnë komponentë praktike, projekte reale dhe qasje në laboratorë të
avancuar në fusha të ndryshme.

Pse është AAB zgjedhja e duhur për studime?

Kolegji AAB ofron një gamë të gjerë programesh të akredituara, infrastrukturë moderne,
laboratorë të avancuar, 3 teatro, 3 biblioteka si dhe një kampus funksional dhe inovativ. Qasja
akademike është më sfiduese se kudo tjetër, duke garantuar cilësi të lartë dhe mbështetje të
vazhdueshme për studentët e rrjedhimisht rezultate të larta.

Ku punësohen të diplomuarit e AAB?

Të diplomuarit e Kolegjit AAB integrohen në tregun vendor, rajonal dhe evropian të punës, falë
përgatitjes profesionale dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare të institucionit.

A njihet diploma e Kolegjit AAB jashtë vendit?

Po, diplomat njihen ndërkombëtarisht. Programet janë të akredituara nga AKA, e cila është anëtare e EQAR (European Quality Assurance Register for Higher Education).Kolegjit AAB është i listuar ne <a href="https://www.eqar.eu/qa-results/search/by-institution/institution/?id=6907"listën e EQAR.

Pse studentët e Kolegjit AAB integrohen më lehtë në tregun e punës?

Përveç studimeve, studentët kanë mundësi të zhvillojnë aftësi shtesë përmes kurseve të gjuhëve të huaja, aktiviteteve jashtëkurrikulare dhe përvojave praktike