Në kuadër të projektit për shkëmbimin e stafit akademik, me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Litanisë (SMK University of Applied Social Sciences), në kornizat e Erasmus+, në Kolegjin AAB qëndroi për vizitë prof. Vladislovas Vitkevicius i cili mbajti ligjërata me studentët e Fakultetit Juridik, Ekonomik dhe ata të Administratës Publike.
Ai për një javë, me studentët trajtoi temat si: Biznesi dhe të drejtat e njeriut; Qasja në drejtësi; Themelet e ligjeve në kërkim të drejtësisë; Korniza ligjore për biznese në Bashkimin Evropian, etj…
Profesor Vitkevicius, tha se tek studentët e Kolegjit AAB ka parë një interesim të jashtëzakonshëm për temat të cilat i ka trajtuar gjatë ditëve sa qëndroi në AAB:”Jam i mahnitur me Kolegjin AAB. Të gjithë studentët ishin të interesuar për të marrë informata lidhur me temat të cilat i diskutuam. Ata kishin një qasje të hapur dhe ishin shumë aktivë me pyetjet e tyre dhe diskutimet që i bëmë gjatë ligjëratave”, theksoi prof. Vitkevicius
Vitkevicius, paralajmëroi se së shpejti do të vinë edhe një grup studentësh nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara për të parë nga afër se si zhvillohen proceset mësimore pranë Kolegjit AAB.