Prodekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Ersan Hamdiu është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme me studentët e Savonia University. Ai atje po qëndron në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik përmes ERASMUS+. Ndërsa, bashkë me studentët foli rreth sigurisë së informacionit në rrjeta dhe rreth vetëdijsimit ndaj sigurisë kibernetike.
Me koordinatorët e inxhinierisë u diskutua mbi mundësitë e shkëmbimit të studentëve për praktikë, projekte të përbashkëta, punime shkencore etj.