Ky projekt inovativ synon të dizajnoj dhe implementoj një modul të ri të titulluar “Drejt kornizës ligjore të Bashkimit Evropian për shëndetësinë” në kuadër të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, programit Master në Menaxhimin e Kujdesit Shëndetësor. Projekti synon të pajisë studentët me aftësi dhe njohuri të thelluara në lidhje me dimensionin shëndetësor të acquis të BE-së, duke i përgatitur ata për të këshilluar, planifikuar, organizuar, koordinuar dhe ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret e BE-së.
Çfarë përfshin moduli i ri?
-Edukim mbi politikat/rregulloret/standardet e kujdesit shëndetësor të BE-së
-Trajnim mbi vendimmarrjen efektive dhe menaxhimin në strukturat e kujdesit shëndetësor
– Përgatitje për dialog politik me akterët kryesorë për cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor.Pse është i rëndësishëm ky modul?
Kjo nismë jo vetëm që rrit të kuptuarit e studentëve për acquis të BE-së në lidhje me shëndetin, por gjithashtu ndihmon në përafrimin e praktikave të kujdesit shëndetësor në Kosovë me standardet e BE-së. Ky modul është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së profesionistëve të ardhshëm për tregun e punës të BE-së dhe për të kontribuar në cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor.
Ky projekt përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të forcuar rolin e BE-së në promovimin e kujdesit shëndetësor cilësor dhe të sigurt, dhe ne jemi të përkushtuar për të zgjeruar njohuritë dhe ndërgjegjësimin mbi përputhshmërinë e kujdesit shëndetësor të BE-së, jo vetëm në mesin e studentëve, por edhe të profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë.
Shënim: Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.