Në kuadër të javës për shkëmbimin e stafit si pjesë e projektit Erasmus+, Eva Šlesinger dhe Ivana Mackerlová nga Universiteti Masaryk janë takuar me dekanët e fakulteteve të Kolegjit AAB.
Gjatë takimit ato kanë prezantuar universitetin e tyre, duke përfshirë informata për Brno vendin në të cilin ndodhet universiteti, projektet, stafin, programet, objektin dhe shumë detaje tjera.
Dekanët e Kolegjit AAB shkëmbyen përvojat profesionale me mysafiret dhe treguan për rolet e tyre në fakultetet përkatëse.