Qëllimi kryesor i programit është të formojë dizajnerë të aftë që zhvillojnë projekte që pasqyrojnë identitetin individual dhe estetikën e dizajnit hapësinor, duke u fokusuar në të gjitha fazat e krijimit, nga konceptimi deri në realizimin e ideve. Studentët do të fitojnë aftësi për të aplikuar njohuritë në mjedise reale pune përmes krijimit të prototipeve dhe përdorimit të mjeteve grafike për të paraqitur dizajnin hapësinor në formate digjitale. Programi thekson rëndësinë e integrimit të praktikës së dizajnit si në kontekstin lokal ashtu edhe në atë global, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe ekologjike.
Misioni i programit në Arte të Aplikuara në Dizajn Hapësinor në Kolegjin AAB është të përgatisë specialistë të kualifikuar për nevojat profesionale të shoqërisë kosovare dhe më gjerë, përmes arsimimit cilësor dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Programi synon t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara teknike, krijuese dhe analitike për të identifikuar dhe zgjidhur sfidat e dizajnit hapësinor, duke ofruar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme që mbështesin zhvillimin e kësaj fushe.
Pas përfundimit me sukses të programit BA Artet Aplikative në Dizajnimin e Hapësirave tё Brendshme, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA Artet Aplikative në Dizajnimin e Hapësirave tё Brendshme kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 110 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin BA Artet Aplikative në Dizajnimin e Hapësirave tё Brendshme zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve Aplikative nё Dizajnimin e Hapësirave tё Brendshme.
Të diplomuarit e programit të Arteve të Aplikuara në Dizajnin Hapësinor janë të përgatitur të kontribuojnë në tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë, duke përfshirë punësimin në industri të ndryshme si fabrikat e mobileve, teatrot dhe televizorët, zyrat e dizajnit, menaxhimin e projekteve dhe konsulencën profesionale në sallone ekspozitash, mbikëqyrjen e projekteve, etj. Ky trend është i lidhur ngushtë me zhvillimin e sektorit privat në industrinë e mobileve dhe teknologjinë e përpunimit të drurit, gjë që ofron një perspektivë të favorshme për profesionistët e rinj në këtë fushë dhe mbështet tregjet rajonale dhe globale, si për punë të pavarur ashtu edhe për platformat online të dizajnit hapësinor.
Në programin BA Artet Aplikuara në Dizajnimin e Hapësirave të Brendshme përdoren vlerësime sumative dhe formative.
Vlerësimi sumativ përfshin projekte përfundimtare të dizajnit të hapësirave të brendshme, prezantime profesionale të koncepteve dhe provime të shkruara në lëndët teorike.
Vlerësimi formativ realizohet përmes ushtrimeve javore, detyrave praktike në studio, pyetjeve direkte gjatë ligjëratave dhe vlerësimeve të punës në proces, me qëllim përcjelljen e vazhdueshme të progresit të studentëve.
BRAKTISJA E STUDIMEVE <program i ri
PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE > program i ri
SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME program i ri
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: