Banka, Financa dhe Kontabilitet

Qëllimi dhe profili i programit

Ky program u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare në edukim në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit. Programi ynë do t’i ndihmojë studentët të ndërtojnë personalitetin e tyre me aftësi të fuqishme etike, analitike dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet mendimit kritik. Studentët do të jenë në gjendje t’i shohin sfidat e menaxhimit të bankave dhe financave nga perspektivat e ndryshme dhe të kenë njohuri të mjaftueshme mbi relacionin e bankave dhe sektorit financiar me disiplinat e tjera. Ky program do të ndërtojë një sistem të fuqishëm që do t’u mundësonte studentëve njohjen e potencialit të tyre si menaxherë të përgjegjshëm, që të mendojnë qartë, të gjykojnë mençur, të komunikojnë me efikasitet dhe të veprojnë me integritet gjatë gjithë kohës.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:
1. Definojne, përshkruajnë dhe të demonstrojnë njohuritë e teorisë makroekonomike, mikroekonomike dhe institucioneve dhe tregjeve moderne financiare, si dhe sistemeve moderne bankare dhe teorisë monetare,
2. Përshkruajnë dhe identifikojne parimet dhe standardet kryesore të kontabilitetit
3. Shpjegojne teoritë kryesore ekonomike në fjalët e tyre
4. Prezantojne dhe të diskutojne teorinë bazë ekonomike dhe temave të aplikuara në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit në menyre verbale, grafike, matematikore dhe statistikore.
5. Njohjen dhe identifikimin e institucioneve financiare vendore dhe nderkombetare, rolin, funksionin dhe rendesine e tyre per zhvillimin ekonomik vendor dhe nderkombetar.
6. Të zbatojë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të përgatisë dhe të interpretojë pasqyrat financiare
7. Aplikojë operacionet (veprimtaritë) profesionale të kërkuara në industrinë moderne të bankave, kompanitë e sigurimeve, fondeve investive, financat publike dhe në qeverinë qendrore e locale
8. Analizojne dhe të interpretojne të dhëna ekonomike dhe financiare; perdorin dhe hulumtojne të dhena ekonomike/ financiare për të mbështetur argumentet dhe për të nxjerrë konkluzione
9. Të bejne nderlidhjen mes koncepteve dhe teorive ekonomike dhe financiare, me procedurat dhe standardet e kontabilitetit të mesuara neper të gjitha lendet e programit.
10. Demonstrojnë një vlerësim kritik dhe të komunikojne e reflektojnë në mënyrë kritike mbi teoritë dhe çështjet ekonomike, financiare dhe të kontabilitetit.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Ekonomikut – Drejtimi i Banka Financa dhe Kontabilitet

Viti I

Mikroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është njoftimi i studentëve lidhur me kuptimet themelore mbi Ekonomiksin dhe Mikroekonominë, mënyra ekonomike e të menduarit, krijimi i idesë për identifikimin dhe raportin ndërmjet ofertës dhe kërkesës në treg, si dhe ekuilibrin e tregut, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Mikroekonominë, si hyrje. Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Mikroekonominë dhe aftësimi për mendim kritik lidhur me ato çështje.

Matematike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me matematiken për ekonomi dhe biznes, lidhur me këto çështje: Te promovojnë se posedojnë njohuri për numrat dhe veprimet themelore me numra, njehsimin e proporcionit dhe përqindjes, eksponentët dhe rrënjët, shprehjet algjebrike; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi zgjidhjen e ekuacioneve dhe inekuacioneve lineare, katrore, ku njëkohësisht duhet t`i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga biznesi dhe ekonomia; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi funksionet me një ndryshore, vetit e tyre dhe grafikët tyre; Të jetë i gatshëm të përdorë funksionet e caktuara matematikore për nevojat e ekonomiksit dhe biznesit dhe të jetë i aftë të kalojë në nivele të tjera të matematikës që vazhdojnë në semestrat vijues.

Gjuhe Angleze I 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të nxënit janë: Te kenë aftësi të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik; Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze; Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm; Rritjen aftësitë e studentëve në lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim gojor; Të rrit vetëbesimin e studentëve të komunikojnë në gjuhën angleze nëpërmes të folurit dhe shkrimit; Të pasurojnë fjalorin e tyre me tema nga ekonomia; Të komunikojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre; Të përdorin stile të ndryshme të anglishtes në kontekste të ndryshme ekonomike.

Makroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde përmes programit të saj është që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme teorike me zbatim konkret në jetën praktike të kategorive dhe postulateve të makroekonomisë. Përmes programit të kësaj lënde, studentët njoftohen me terminologjinë dhe kategoritë kryesore makroekonomike, me të cilat do të ballafaqohet edhe në jetën praktike. Me përvetësimin e materies së kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje dhe të aftë në pikëpamje profesionale, që t’i sintetizojnë dhe sinkronizojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara dhe ato t’i realizojnë në jetën praktike në funksion të zhvillimit ekonomik. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë natyrën e problemeve makroekonomike;
– shpjegojnë se si bashkëveprojnë akterët e ndryshëm në procesin makroekonomike;
– vlerësojnë efektet e dështimit të tregut dhe të informatave joefiçente në marrjen e vendimeve nga agjentet makroekonomik;
– jenë në gjendje të aplikojnë analizën ekonomike në tregje të ndryshme në aspektin makroekonomik.

Statistike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është aftësimi i studentëve në të kuptuarit e koncepteve themelore nga statistika, aftësimi i tyre në zbatimin e instrumenteve statististikore në shembuj të ndryshëm nga ekonomia dhe fushat tjera; të njihen me elementet e kombinatorikës dhe të aftësohen në zbatimin e tyre në shembuj konkret; të njihen me njohuritë nga probabiliteti, indekset dhe distribuimet dhe zbatimet. Qëllimi tjetër është zhvillimi i shkathtësive dhe aftësive të studentëve në mënyrë që ata me sukses t’i zgjidhin problemet konkrete të fushës ekonomike dhe interpretimin e fenomeneve ekonomike për të cilat nevojitet zbatimi i statistikës dhe instrumenteve statistikore. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje:
– Të përvetësojnë konceptet themelore statistikore, të dhënat, karakteristikat e tyre, format e paraqitjes së tyre.
– Të aftësohen në përcaktimin e mesatares aritmetike, harmonike, gjeometrike; medianës dhe modës.
– Aftësimi i tyre në përcaktimin e tyre dhe zbatimin e tyre me shembuj konkretë.
– Të përvetësojnë konceptin e dispersionit, devijimit standard dhe zbatimin e tyre me shembuj nga ekonomia.
– Të përvetësuarit e konceptit të variancës, llojet dhe zbatimet e tyre.

Kontabiliteti 6 ECTS

Njohuritë e fituara shërbejnë si bazë për vazhdimin e studimit të lëndës kontabiliteti financiar, analiza financiare, menaxhmenti financiar, kontabiliteti menaxherial dhe lëndëve tjera të kësaj natyre. Në fund të semestrit studentët do të jenë në gjendje që të regjistrojnë transaksionet afariste, të evidentojnë ndryshimet ekonomike në pasurinë e ndërmarrjes, ndryshimet e stoqeve, matjen e saktë të ardhurave dhe të dalave me qëllim që të krijojnë të dhëna për përgatitjen e bilancit të gjendjes, pasqyrën e të ardhurave dhe të dalave (bilancin e suksesit), raportin mbi rrjedhjen e parasë si dhe informacione tjera plotësuese të nevojshme për menaxherët e ndërmarrjes dhe përdoruesit e jashtëm. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje: – Të njohin zhvillimin historik të kontabilitetit dhe procesit të evidentimit të transaksioneve ekonomike;
– Të njohin udhëzuesit e kontabilitetit (supozimet, parimet, kufizimet);
– Të regjistrojnë llojet e ndryshme të transaksioneve ekonomike te firmat tregtare;
– Të bëjnë vlerësimin e KMSH-së dhe inventarit të mallit sipas metodave të kostos – FIFO- së, LIFO-së dhe mesatares;

Lëndët zgjedhore
E Drejta Biznisore 6 ECTS

E drejta biznesore është një lëndë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik. Për atë arsye, kjo lëndë do t’i përgatisë studentet që t’i mësojnë rregullat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Të gjitha ato do t’ju mundësojnë studentëve një funksionim adekuat në një ambient juridik evolues. Studentët do të arrijnë rezultate të mira, siç janë: Kuptimi i natyrës së çështjeve juridike me të cilat ballafaqohen biznesmenët; Kuptimi i elementeve bazike të marrëdhënieve ndër-biznesore juridike; Kuptimi i metodave për identifikimin paraprak të problemeve të mundshme juridike në ambientin biznesor në vend dhe ndërkombëtar dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në favor të tyre.

Viti II

Paraja, Banka dhe Krediti 9 ECTS

Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje: – të kuptojnë konceptin e parasë dhe sistemit bankar;
– të kuptojnë zhvillimin dhe specifikat e sistemit bankar në Kosovë;
– të kuptojnë instrumentet dhe tregjet financiare;
– të kuptojnë funksionimin e institucioneve financiare;
– të kuptojnë rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemin financiar;
– të kuptojnë kurset ndërkombëtare të këmbimit
– të kuptojnë funksionin e Bankës Qëndrore dhe politikat monetare të saj.

Makroekonomi II 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është që të zgjërojë njohuritë e studentëve në fushën e makroekonomisë, mbi rritjet dhe rëniet ciklike të prodhimit, produktin total të të mirave dhe shërbimeve dhe rritjen e tij, normat e inflacionit dhe të papunësisë, bilancin e pagesave dhe kurset e këmbimit, si dhe modelet me anë të të cilave mund të bëjnë analiza më detale në këtë lëmi. Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:
– Të njoh problemet e makroekonomisë në vend;
– Të bëjë analizën e probleve makroekonomike;
– Të krahasojë problemet makroekonomike të vendit me vendet tjera

Menaxhment 6 ECTS

Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje: – Të njohin zhvillimin historik të menaxhmentit dhe organizimit të punës;
– Zhvillojnë dhe organizojnë menaxhmentin;
– Kuptojnë veçoritë kryesore të menaxhmentit bashkëkohor;
– Marrjin vendime menaxherile;
– Komunikoj, organizoj dhe planifikoj kontrollin Bazat e planifikimit si aktivitetet I procesit menaxherik.

Kontabiliteti Financiar 9 ECTS

Lënda Kontabiliteti Financiar ka synim kryesor t´i avansojë njohuritë teorike dhe praktike të fituara në lëndën kontabiliteti (bazat) që gjatë evidentimit të trasnsaksioneve afariste dhe sajimit të raporteve të mësojë t´i zbatojë ligjet dhe standardet Kombëtare të Kosovës dhe ato Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
• T´i zgjerojnë dituritë e fituara ,të agftësohen që të nga dhënat e evidentuara në librin kryesor dhe evidenca tjera ndihmëse;
• Të sajojnë pasqyra financiare dhe raporte tjera varësisht nga kërkesat e shfrytëzuesve të informacioneve kontable;
• Gjatë sajimit të raporteve financiare të aftësohet t´i zbatojnë SKK,SNK,SNRF si dhe ligjeve tjera të R.Kosovës që rregullojnë këte materie;
• Njohuritë e fituara në lëndën kontabiliteti financiar të I shërbejnë si bazë për vazhdimin e studimit të lëndëve si analiza financiare, menaxhmenti financiar auditimi si dhe lëndëve tjera të ngjajshme të kësaj fushe.

Financat Publike 9 ECTS

Qëllimi studimor i lëndës Financa Publike”, mbështetet në nevojën që studentët të njihen me Financat Publike dhe rolin e tyre në financimin e funksioneve të shtetit dhe të zhvillimit ekonomik me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së produkteve vendore ne tregun global dhe të konkurences biznesore. Me përfundimin e suksesshëm të semestrit, studentët pritet:
• Të fitojnë njohuri të reja dhe të sistematizuara për financat publike respektivisht për rëndësinë e financave publike në kuadër të një shteti;
• Të sfidohen për rëndësin që kanë financat publike në jetën e tyre të përditëshme (arsimi, shëndetësia, kultura, ekonomia, siguria, infrastruktura etj);
• Të kontribojnë në përmirësimin e mënyrës së shfrytëzimit të financave publike përmes shoqërisë civile dhe përmes së tyre shkencore në universitet;
• Të marrinë njohuri të mjaftueshme nga kjo fushë të cilat ata do t’i aplikojnë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në lidhje me krijimin buxhetit qeveritar , menaxhimin e tij për të mbuluar dhe menaxhuar shpenzimet publike në mënyrë
efikase,transparente,të përgjegjshme dhe efektive bazuar në Ligjin mbi Menaxhimin e financave Publike dhe të përgjegjësive dhe ligjeve tjera ;
• Te fitojne njohuri të nevojshme se si të zhvillojnë konkurencën në tregun ndërkombëtar nëpërmjet të çmimit të produkteve që do të eksportohen.

Marketing 6 ECTS

Ligjëratat nga Marketingu do te ju ofroje studentëve njohurit teorike dhe praktike mbi marketingun si gjenerator i ndryshimeve ne botëkuptimin e tregut dhe konsumatorit posaçërisht. Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi marketingut e qe pastaj do tu mundësoj te bëjnë kërkimet e veta ne keto lami:
– Njoh rëndësinë e marketingut ne ndermarrje;
– Përshkruan procesin e marketingut dhe ta kupton ate si një proces dinamik
– Mund të vlerëson burimet e të dhënave dhe metodat të cilat janë përdorur për ti mbledhur ato të dhëna;
– Të përshkruan elemetet e marketing miksit.

Lëndët zgjedhore
Busines English 6 ECTS

Disa prej qëllimeve të kursit janë: Aftësimi i studentëve për tema të ndryshme nga ekonomia, kompani biznesi, trende ekonomike, kultura dhe tekste autentike të cilat kane për qëllim ngritjen e nivelit te leximit, kuptimit dhe komunikimit gojor dhe me shkrim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si p.sh. prezantime, ese, pune jashtë klasës, dëgjim, diskutim etj. Në fund të kursit pritet që studenti të jetë në gjendje të :
• Ketë aftësi të të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat;
• Mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit;
• Në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik;
• Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze;
• Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm.

Viti III

Analiza Financiare 6 ECTS

Ky kurs bazik në analizën e pasqyrave financiare ka për qëllim t’u ofrojë studentëve analizën e ecurive ekonomike në ndërmarrje në funksion të mbështetjes të menaxherëve dhe pronarëve në procesin e vendimmarrjes. Studentët pas përfundimit të kursit duhet t’i posedojnë këto dituri dhe shkathtësi: – Në bazë të mësimit teorik të tregojnë kuptimin e rolit të analizës së pasqyrave financiare;
– Për të kuptuar gjendjen financiare të biznesit të ndërmarrjeve, si dhe dobitë dhe limitet të cilët e përcjellin përdorimin e informacioneve kontabile;
– Në bazë të metodologjisë së mësimit të zotërojnë me bazat e analizës së raporteve financiare si dhe mundësitë dhe problemet të cilët paraqesin sfidë për pronarët dhe menaxherët;
– Qe përmes përpunimit të studimeve reale të rasteve të arrijnë shkathtësi të mendimit kritik, analizën e parametrave ekonomikë, komunikimi dhe prezantimi i rezultateve të fituara nga analiza përdoruesve të ndryshëm i cili është një ndër kushtet e domosdoshme të ekzistimit dhe funksionimit të subjekteve ekonomike.

Menaxhmenti Bankar 6 ECTS

Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të krijojnë një baze te konceptit te procesit te kredi-dhënies;
– Te jen ne gjendje te kuptojnë bazën e analizës se kredi dhënies;
– Do të kuptojnë kërkesat themelore qe një bankë duhet te përballet ne Kosove për te përmbushur ne aspekt te kërkesave te autoriteteve shtetërore;
– Të kuptojnë menaxhimin e bankave;
– Të analizojnë drejt problemet praktike të menaxhimit të bankave dhe të njohin problemet me të cilat ato ballafaqohen;
– Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në menaxhimin e bankave në kushtet bashkëkohore.

Ndërmarrësi dhe NVM-te 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët:
• Të kuptojnë rëndësinë e Ndërmarrësit dhe NVM-ve për një ekonomi,
• T’i aftësojë dhe të rrisë shkathtësitë e tyre për të plannifikuar dhe gjeneruar dhe menaxhuar NVM-të.

Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
• Të përshkruajnë dhe të marrin iniciativa praktike për themelimin e NVM-ve,
• Do të jenë në gjendje që të dinë për strukturën pronësore dhe rëndësinë e ndarjes së • menaxhimit nga prona,
• Do të kuptojnë dhe kërkesat themelore të një plani të biznesit,
• Do të dinë rëndësinë e menaxhimit dhe si menaxhohen këto NVM-të,
• Do të njohin pengesat me të cilat ballafaqohen NVM-të,
• Rëndësinë e mjeteve financiare,
• Rëndësinë e pjesmarrjes në export etj.

Kontabiliteti Menaxherial 6 ECTS

Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi kontabilitetin e menaxhmentit dhe të kostos e qe pastaj do t’u mundësoj të bëjnë kërkimet e veta në keto lami:
• Njoh rëndësinë e kontabilitetit menaxherial në njëmjedis dinamik biznesor, dhe metodat e ndarjes së kostove të tërësishme.
• Përshkruan procesin dhe perllogaritjen e kostove fikse dhe atyre variable të një investimi apo produkti dhe ta kupton ate si një proces dinamik në mjedisin biznesor;
• Ky modul, duhet të zhvillojë tek studentët këto shkathtësi: e komunikimit dhe prezantimit, e punës individuale, e të shkruarit të një raporti, e zgjidhjes së problemeve.

Auditimi 6 ECTS

Studentët do të përfitojnë njohuri të konsiderueshme për auditimin e pasqyrave financiare, për rëndësinë e raportit të auditorit për vendimmarrësit e jashtëm. Pas përfundimit të suksesshëm të kursit, studentët do t’i zhvillojnë shkathtësitë dhe te jenë në gjendje të:
• Kuptojnë objektivat e një auditimi ekstern
• Qëllimet e një auditimi, kornizën mbi të cilën mbështeten auditorët
• Jenë në gjendje të interpretojnë rendësinë e njohurive fillestare mbi biznesin e
• Ndikimin e këtyre njohurive në panifikimin e auditimit klientit;

Tregjet dhe Institucionet Financiare 6 ECTS

Qëllimi themelor i kursit është që tu mundësojë studentëve të njifen me problematikën e përbër të sistemit financiar si një pjesë përbërëse të sistemit ekonomik të secilit vëndi. Një ekonomi të zhvilluar tregu është E pamundur që ta paramendojmë pa një sistem të zhvilluar financiar i cili duhet të mundësojë lidhje efikase të subjekteve të cilët kanë tepricë me njësitë të cilat kanë mungesë të mjeteve financiare dhe të kapitalit. Në këtë mënyrë përmes të këtijë realizohen funksionet e mundëshme ekonomike. Sistemi I zhvilluar financiar nënkupton egzistim të zhvillimit të ngjashëm të më së paku tri elementeve themelore – tregjeve financiare, institucioneve financiare dhe instrumenteve financiare.
Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
• Të formojnë opinionin e tyre në lidhje me Tregjet dhe institucionet financiare duke përdor konceptet themelore financiare të shpjeguar gjatë këtij kursi;
• Të vlerësojnë impaktin e Tregjeve dhe institucioneve financiare në lëvizjet financiare në kontekst të situatave të caktuara në vend;
• Të vlerësojnë impaktin e Tregjeve dhe institucioneve financiare në sistemin finaciar të vendit, dhe në ekonominë kombëtare në përgjithësi;
• Te prezantojnë ne forme tabelore, grafike, dhe ne modele te thjeshta matematikore kurset e letrave me vlerë, si dhe te formulojnë mendimet e tyre nëpërmjet eseve per tema te caktuaranga fusha e Tregjeve dhe institucioneve financiare.

Qeverisja e Korporatave 6 ECTS

Në përfundim të ciklit të ligjëratave dhe ushtrimeve nga kjo lëndë, studentët duhet të jenë të aftë:
– Të kuptojnë afarizmin bashkëkohor të korporatave dhe menaxhimin e rreziqeve të korporatave;
– Të analizojnë drejt problemet praktike të 2 korporatave në këtë drejtim dhe të njohin problemet me të cilat ato ballafaqohen;
– Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në afarizmin e ndërmarrjeve;
– Të bëjnë planifikimin financiar afatshkurtër dhe afatgjatë dhe të përpilojnë pro-forma Raportet financiare, duke siguruar kështu një kontakt të afërt me praktikën e ndërmarrjeve;
– Të bëjnë buxhetimin e cash-it dhe menaxhimin e drejt të kredive të korporatave, duke u bazuar në njohuritë e fituara gjatë orëve të ligjëratave dhe ushtrimeve.
– problemet me të cilat ato ballafaqohen;
– Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në menaxhimin e bankave në kushtet bashkëkohore;

Menaxhimi I projekteve 6 ECTS

Fitimi i njohurive dhe shkathtësive për menaxhim të projekteve;
• Studentët të kuptojnë rëndësinë e hartimit të projektit si parakusht i rëndësishëm për sigurimin e mjeteve financiare nga institucionet e ndryshme financiare;
• Studentët fitojnë njohuri për hartimin dhe zbatimin e projektit;
• Të mundësojë studentëve ta njohin ndikimin e rrethinës në menaxhimin e projekteve;

Lëndët zgjedhore
Sociologji Ekonomike 6 ECTS

Lënda, Sociologji e Ekonomisë, trajton çështje të sociologjisë së përgjithshme të lidhura me ekonominë. Sociologjia Ekonomike synon t’ua krijojë idenë studentëve lidhur me ndërlidhjen e nevojën e studimit interdisiplinar, me rastin e marrjes me çështje te ekonomisë. Së këndejmi, kuptimi i infrastrukturës sociale të ekonomisë, politika dhe shteti, unionet, asociacionet, partnerët, grupet e interesit; entitetet dhe migrimi, familja, socializimi, mplakja e popullsisë, etj. janë vetëm disa nga çështjet në fokus të shtjellimit Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Ofrimin e njohurive të përgjithshme rreth perspektivave kryesore teorike dhe metodologjinë e hulumtimit në Sociologji.
– Familjarizimin me temat dhe problematikat kryesore të Sociologjisë.
– Zhvillimin e „imagjinatës sociologjike‟ dhe qëndrimit kritik përkitazi me atë se si shoqëria ju formëson juve dhe se si ju e formësoni shoqërinë
– Të sfidoni “dijet e vetëkuptueshme” për shoqërinë dhe të kuptoni shkencërisht trajtat e strukturimit dhe organizimit të shoqërisë si dhe mënyrën e funksionimit të saj;
– Të njihni natyrën e fenomeneve shoqërore si dhe të familjarizoheni me format, metodat dhe mundësitë për studimin e tyre;
– Të shpjegoni zhvillimet, dukuritë dhe proceset e ndryshme shoqërore si dhe raportin e tyre me 2 individët, grupet, strukturat dhe institucionet më të gjera shoqërore.