Gjuhë Gjermane

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi i studimit BA Gjuhë Gjermane – Përkthim dhe Interpretim synon të përgatisë përkthyes dhe interpretë profesionalë si ndërmjetës të komunikimit ndërmjet gjuhëve dhe kulturave. Programi u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi të avancuara në transmetimin e saktë dhe të qartë të informacionit dhe përmbajtjes nga një gjuhë në tjetrën, por gjithashtu edhe në formatin e tekstit.

Përgjatë studimeve, studentët përvetësojnë njohuri mbi teorinë dhe teknikat e përkthimit dhe interpretimit, ndërsa njëkohësisht fitojnë përvojë kulturore dhe praktike që i përgatit për karrierë në fushat e përkthimit profesional, interpretimit dhe komunikimit ndërkulturor. Programi gjithashtu ndihmon studentët të zhvillojnë kompetenca të qëndrueshme në gjuhën gjermane, duke u mundësuar komunikim efektiv dhe funksional në kontekste profesionale.

Misioni

Misioni i programit Gjuhë Gjermane – Përkthim dhe Interpretim është “që përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe praktikës profesionale të pajisë studentët me njohuri në fusha të gjera dhe të specializuara të gjuhës gjermane, të cilët aftësohen që në mënyrë të pavarur dhe kritike të analizojnë dhe interpretojnë tekste dhe literatura profesionale dhe të cilët punojnë në një varg profesionesh profesionale në tregun vendor dhe ndërkombëtarë të punës, duke i kontribuar kështu plotësimit të boshllëkut profesional linguistik në Kosovë dhe më gjerë”.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit të suksesshëm të programit BA profesional Gjuhë Gjermane – Përkthim dhe Interpretim, studenti do të përvetësojë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuritë:

Shkathtësitë:

Kompetencat:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 80 student për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Programi BA profesional Gjuhë Gjermane – Përkthim dhe Interpretim zgjat 3 vite me gjithsej 6 semestra, ndërsa numri i përgjithshëm i ECTS-ve është 180.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Gjuhë Gjermane – Përkthim dhe Interpretim.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Programi BA Gjuhë Gjermane – Përkthim dhe Interpretim është i ndërtuar mbi një qasje ndërdisiplinore, duke kombinuar studimet gjuhësore me kompetenca profesionale që u mundësojnë studentëve punësim në fusha të ndryshme. Të diplomuarit mund të angazhohen si përkthyes të licencuar, përkthyes në institucione të drejtësisë, administratës publike dhe sigurisë, në agjenci dhe zyra përkthimi, në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe në organizata publike dhe private.

Studentët kanë gjithashtu mundësi punësimi në sektorin e turizmit dhe kulturës, në media të shkruara dhe elektronike, në ambasada dhe organizata ndërkombëtare, si dhe në institucione shtetërore dhe biznese që bashkëpunojnë me tregjet gjermanofolëse, duke ofruar shërbime profesionale të përkthimit, interpretimit dhe komunikimit ndërkulturor.

Metodat e vlerësimit

Vlerësimi i studentëve bazohet në një qasje institucionale që nxit përdorimin e një game të gjerë metodash vlerësimi, të përshtatshme për fushën e studimit. Rezultatet e të nxënit maten përmes provimeve me shkrim, vlerësimit të shkathtësive praktike, punës në projekte, analizave të teksteve, detyrave dhe prezantimeve.

Strategjia e vlerësimit përfshin forma të ndryshme, si: teste dhe provime me shkrim që nxisin të menduarit kritik; raporte individuale të bazuara në literaturë; raste studimore; punë praktike të bazuar në projekte përkthimi; prezantime me gojë; raporte reflektuese; si dhe punë të pavarur kërkimore në formë disertacioni, përmes të cilave zhvillohen aftësitë analitike, kërkimore, praktike dhe komunikuese të studentëve.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <10% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >95% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 9.0

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Gjuhë gjermane I (A1) – 8 ECTS

Lënda ka për qëllim t’i ofrojë studentit njohuri elementare gjuhësore. Do ti kushtohet një rëndësi e veçantë përdorimit të gjuhës gjermane si në të folur po ashtu në të shkruar. Kjo lëndë synon zhvillimin e shkathtësive komunikative duke u bazuar ne kornizën e përbashkët evropiane për gjuhe (GER): të shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe të dëgjuarit. Këto shkathtësi ushtrohen ne kombinim me strategji të ndryshme të të lexuarit dhe dëgjuarit (global, selektiv e të detajuar). Po ashtu ushtrohen shkathtësitë produktive (tiparet e llojeve të ndryshme të teksteve, të folurit) dhe ato receptive. Shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave të ndryshme si: ushqimi, familja, udhëtimi, shëndeti dhe sëmundja, etj. Në temat që do të përpunohen gjatë këtij semestri bëhet edhe pasurimi i leksikut të studentëve me fjalë të reja të nivelit gjuhësor, i cili përbëhet prej rreth 350 fjalë. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren tekste nga libri bazë dhe tekste autentike që ndërlidhen me përditshmërinë, gramatikat e gjuhës gjermane për të huaj, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit dhe format digjitale, të cilat i ofron botuesi i literaturës siç janë: platformë e internetit për ushtrime online dhe aplikacione për celularët mobil etj.

Gramatikë e gjuhës gjermane I (bazat) – 6 ECTS

Kjo lëndë i ofron studentëve njohuri bazike rreth gjuhësisë gjermane. Do të fitohen njohuri për terminologjinë gramatikore, për pjesët e ligjëratës, për funksionet dhe përdorimin e pjesëve të ligjëratës. Lënda ua prezanton studentëve konceptet bazë të gramatikës së gjuhës gjermane duke aplikuar qasjen nga lart poshtë, nga njësia më e madhe sintetike nëpër hierarkinë e njësive gjuhësore. Lënda kombinon teorinë me praktikën në mënyrë që t’i aftësojë studentët që ta interpretojnë teorinë në praktikë.

Hyrje në Translatologji – 6 ECTS

Lënda “Hyrje në Translatologji” ka për qellim të njoftoj studentët me fushën e studimit të përkthimit dhe translatologjisë dhe t’i japë njohuri themelore mbi këtë disiplinë. Kjo lëndë ka si qëllim të ofrojë një hyrje në botën e përkthimit, të trajtojë temat dhe konceptet kryesore të translatologjisë dhe t’i prezantojë studentëve njohuri mbi definicionin, historikun dhe zhvillimin e kësaj lënde

Gjuhë Shqipe I – 5 ECTS

Lënda “Morfologji dhe ortografi e gjuhës shqipe” ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë arritjen e kompetencave në zotërimin e normës së drejtshkrimit të shqipes standarde, në identifikimin dhe klasifikimin e pjesëve të ligjëratës sipas veçorive gramatikore të tyre, duke i bërë kështu të aftë të udhëheqin me procesin e mësimdhënies.

Shkrimi Akademik – 5 ECTS

Lënda “Shkrimi Akademik dhe Aftësitë Kërkimore” fokusohet në elementet bazë të shkrimit akademik dhe kërkimit. Prandaj, ky kurs synon:

a) Të prezantojë studentët me një shumëllojshmëri stilesh të shkruarit akademik dhe jo akademik

b) T’u ofrojë studentëve metodat më të mira të parafrazimit dhe përmbledhjes

c) Të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me plagjiaturën dhe pasojat e tij

d) Të përgatisë studentët për karrierën e tyre të ardhshme akademike.

Gjuhë gjermane II (A2) – 8 ECTS

Lënda ka për qëllim t’i ofrojë studentit njohuri te avancuara gjuhësore. Rëndësi te veçantë do ti kushtohet përdorimit të gjuhës gjermane dhe gramatikës si në të folur po ashtu edhe në të shkruar. Kjo lëndë synon zhvillimin e shkathtësive komunikative dhe gjuhësore të nevojshme për komunikim. Do te ushtrohen strategji të ndryshme të të lexuarit dhe dëgjuarit (global, selektiv e të detajuar). Po ashtu ushtrohen shkathtësitë produktive (tiparet e llojeve të ndryshme të teksteve, të folurit) dhe ato receptive. Të katër shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave të ndryshme si: fundjava, udhëtimi, ushqimi, sporti dhe aktiviteti, etj. Në temat që do të trajtohen gjatë këtij semestri bëhet pasurimi i leksikut të studentëve me fjalë të reja të nivelit gjuhësor përkatës. Niveli A2 përbëhet mbi 800 fjalë aktive. Gjate mësimit do të përdoren tekste nga libri bazë dhe tekste autentike me tematika te përditshme, gramatike te gjuhës gjermane për të huaj, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit dhe format digjitale, të cilat ofrohen nga botuesi i literaturës siç janë: platformë e internetit për ushtrime online dhe aplikacione për celularët mobil etj.

Morfologji e gjuhës gjermane - 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me bazat e morfologjisë së gjuhës gjermane. Lënda synon të merret fillimisht me definicionet bazë të morfologjisë, fokusimi në karakteristikat morfologjike gjuhës gjermane dhe në bazat e karakterizimit të tipologjisë të gjermanishtes t’i sqaroj vështirësitë morfologjike të gjuhës gjermane. Ata do njihen me kriteret ortografikë, distribucional, fonologjikë dhe semantikë të definicionit të fjalës, me proceset e fjalëformimit dhe klasifikimit të tyre në gjuhë e sotme gjermane si dhe me konceptin dhe problematikën e llojeve të morfemave. Do të shtjellohen detajisht strukturat flektive të gjuhës gjermane bashkë me sistemin e saj ndajshtesor. Pjesët e ligjëratës dhe tipat e ndryshëm morfologjikë të fjalëve, bashkë me nën kategorizimin e tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes, me theks të veçantë në sistemin emëror dhe foljor. Gjithnjë, duke i përfshirë të gjitha kategoritë e këtyre strukturave dhe aspektet e tjera të rëndësishme për zotërimin e tyre teorik dhe praktik.

Teori e përkthimit - 6 ECTS

Lënda “Teori e Përkthimit” ka për qellim t’u ofroj studentëve një kuptim të thellë dhe të përgjithshëm të teorive dhe koncepteve kryesore të përkthimit. Kjo lëndë ka si qëllim të sigurojë një bazë, që iu lejon të kuptojnë thelbin e procesit të përkthimit dhe të analizojnë ndryshimet e tekstit nga një gjuhë në tjetrën. Nëpërmjet kësaj lëndës studentët përfitojnë njohuri të thella mbi sfidat dhe aspektet që lidhen me përkthimin dhe t’i ndihmojnë ato të kuptojnë se si ta përdorin teorinë për të arritur një përkthim sa më të suksesshëm.

Letërsia gjermane I – 5 ECTS

Në lëndën Letërsia Gjermane i do të mësohen te gjitha epokat letrare duke filluar nga Mesjeta deri ne shekullin XX.
Qëllimi i kësaj lende është, që studentët të marrin njohuri të përgjithshme mbi letërsinë nga mesjeta dhe deri ne letërsinë e shekullit XX. Studentët do të kenë mundësinë që nga afër të vërejnë zhvillimin e gjuhës gjermane por edhe ndryshimet e stilit në letërsi dhe qëllimet e të shkruarit në kohërat e ndryshme
Përmes kësaj lende studentët arrijnë ti njohin epokat e ndryshme te historisë se letërsisë, ti njohin teknikat e punës, si kritika e tekstit dhe bazat e analizës së tekstit, gjinitë letrare, interpretimin e këtyre teksteve.
Gjithashtu do te merren informacione më të zgjeruara mbi letërsinë në përgjithësi dhe letërsinë gjermane në veçanti si :epokat e zhvillimit të historisë së letërsisë gjermane, veçoritë më thelbësore të letërsisë gjermane dhe veprat dhe autorët më kryesorë të letërsisë gjermane.

Gjuhë Shqipe II – 5 ECTS

Lënda “Sintaksë e gjuhës shqipe” ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë arritjen dhe zotërimin e kompetencave për identifikimin dhe argumentimin e funksioneve sintaksore, duke i bërë kështu të aftë të udhëheqin me procesin e mësimdhënies

Gjuhë Angleze I – 5 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të studentit me theks në lexim, dëgjim, të folur, dhe të shkruar-të nivelit pre-intermediate. Përmbajtja gjuhësore ka një numër të fillesave: së pari, çështjet kryesore të gramatikës dhe funksionet kryesore të përshtatshme për këtë nivel janë të përfshira: së dyti, elementet gjuhësore të rëndësishme të gramatikës janë të përfshira dhe së treti, aftësitë gjuhësore zhvillohen të paraqitura si më poshtë.

Leximi: aftësia për të lexuar informatën është zhvilluar me mënyrat e gjera të detyrave të leximit praktik, duke u bazuar në tekste autentike në specializim. Tekstet janë burimore nga zhanret sic janë tekstet e librave, gazetat, revistat e njohura. Internet lajme, shfaqje ekrani, faqe rrjeti, manuale, dhe reklamat.

Të dëgjuarit: Aftësia për të dëgjuar për informatën zhvillohet nga një game e të dhënave, duke përfshirë edhe intervista me studentë dhe profesionist në fusha te ndryshme. Përveç të dëgjuarit për informatë specifike, aktivitetet e të dëgjuarit kanë për qëllim të zhvillojnë pikat kryesore në përshkrim, shpjegim, ose argument.

Të folurit: Lënda zhvillon aftësinë e studentit për të marrë pjesë në shkëmbim të thjeshtë të informatës dhe opinionit në kontekst të specializimit. Ka edhe një theks të veçantë në aftësi të mbijetesës, siç janë strategjitë për përballimin me të mos kuptuarit dhe duke mos u kuptuar.

Të shkruarit: Studentët mësojnë të shkruajnë instruksione të thjeshta, përshkrime, dhe sqarime për temat në gramatikë dhe sferën shoqërore në gjuhë angleze.

Viti II

Gjuhë gjermane III (B1) – 8 ECTS

Lënda ka për qellim te ofroj studenteve shkathtësi komunikuese dhe gjuhësore më të zgjeruar në komunikim, dëgjim, lexim dhe shkrim. Të katër shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave të ndryshme si: puna, banimi, shërbimet e ndryshme, shëndeti, bota virtuale, politika dhe historia, etj. Përmes temave bëhet pasurimi i leksikut qe ne këtë nivel janë mbi 1200 fjalë të reja. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren tekste nga libri bazë dhe tekste autentike që ndërlidhen me përditshmërinë, gramatikat e gjuhës gjermane për të huaj, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit edhe format digjitale, të cilat i ofron botuesi i literaturës siç janë: platformë e internetit për ushtrime online dhe aplikacione për celularët mobil etj. Gjatë ushtrimeve studentët do të prezantojnë edhe seminare me tema të ndryshme të cilat janë në përputhje me programin e lëndës.

Sintaksë e gjuhës gjermane - 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është fillimisht dhënia e njohurive bazë për sintaksën e gjuhës gjermane, sintaksën e gjymtyrëve të fjalisë dhe asaj të fjalisë dhe njohja e studentëve me sintaksën e gjuhës gjermane duke marrë për bazë teoritë e ndryshme sintaksore: sintaksa tradicionale, gramatika dependenciale, gramatika gjenerative. Vëmendje të veçantë i kushtohet ngjashmërive dhe dallimeve ndërmjet sintaksës së gjuhës gjermane dhe të gjuhës shqipe: rendi i gjymtyrëve në fjali, tiparet e gjymtyrëve, përshtatja ndërmjet gjymtyrëve.

Hyrje në përkthim dhe interpretim - 6 ECTS

Lënda “Hyrje në përkthimin me shkrim dhe në përkthimin simultant” ka për qellim t’u ofroj studentëve njohuri me metodologjitë e me strategjitë e përkthimit me shkrim dhe të përkthimit simultant, si edhe me vështirësitë që mund të hasin përkthyesit e ardhshëm në këto dy procese të përkthimit. Qëllimi i kësaj lëndë është dhënia e njohurive dhe aftësive bazë në fushat e përkthimit dhe interpretimit. Lënda synon t’i njohë studentët me aspektet teorike dhe praktike të profesionit të ndërmjetësuesit gjuhësor dhe t’u ofrojë atyre një bazë solide për punën e mëvonshme profesionale si përkthyes ose Interpret.

Letërsia gjermane II - 5 ECTS

Në lëndën Letërsi Gjermane 2 do të mësohen te gjitha epokat nga shekulli XX deri ne ditët e sotme. Do të fitojnë njohuri rreth epokave te përmendura me lart, ai do t’i njoh autoret dhe veprat me te njohura te këtyre periudhave dhe do te jete ne gjendje te interpretoj ato.

Objektiv e lëndës Letërsi Gjermane II është, që studentët të marrin njohuri të përgjithshme mbi letërsinë duke përfshirë kohen qe nga shekulli i XX. Fokus i veçantë i shtohet analizës se veprave letrare.

Ne fund te semestrit studenti do te ketë njohuri të mjaftueshme rreth epokave qe nga Modernia e deri tek Post modernia. Ai do t’i njoh autoret dhe veprat më të njohura të këtyre periudhave dhe do te jete ne gjendje te interpretoj ato. Do të ketë njohuri rreth zhvillimit historik dhe ngjarjeve me të rëndësishme.

Brenda kësaj periudhe studentet do te njihen me krijimtarinë letrare te autoreve me te rëndësishëm te këtyre periudhave. Ata do te mësojnë për zhanret kryesore letrare, do te njihen afër me prapavije historike dhe ndikimin e saj ne tekste letrare. Brenda këtij semestri janë te parapara gjithashtu analiza dhe interpretime te veprave me te rëndësishme nga përfaqësuesit e këtyre epokave.

Të ketë një pasqyre të përgjithshme mbi letërsinë gjermane në përgjithësi dhe po ashtu të njehë në përgjithësi veprat, zhanret, producentët dhe recipientët e letërsisë gjermane.

Shkathtësitë e prezantimit dhe të folurit publik - 5 ECTS

Në këtë lëndë studentët do të kalojnë sistematikisht nëpër fazat kyçe të dhënies së prezantimeve, nga planifikimi dhe prezantimi deri në përfundimin dhe trajtimin e pyetjeve.

Prandaj, ky kurs synon:

a) Të zhvillojë aftësitë komunikuese dhe gjuhësore të nxënësve për të planifikuar dhe ofruar një prezantim efektiv

b) t’u ofrojë studentëve mjetet, përvojën dhe përfundimisht besimin që u nevojitet për të paraqitur idetë e tyre të qarta dhe efektive në kontekste të jetës reale për qëllime të ndryshme autentike.

c) të informojë studentët në lidhje me strategjitë për të bindur audiencën, për të mposhtur ankthin e të folurit në publik dhe për trajtimin e pyetjeve.

d) të inkurajojë studentët të përdorin të menduarit e tyre kritik gjatë mbajtjes së prezantimeve

Gjuhë Angleze 2 - 5 ECTS

Anglishtja e Avancuar është kurs që ndjek një qasje të ekuilibruar ndaj temave të ndryshme, zhvillimit të gjuhës dhe aftësive që do t’i ndihmojë studentët të komunikojnë me besim. Aktivitetet e të folurit janë të spikatura, së bashku me aftësitë e tjera thelbësore të leximit, shkrimit dhe dëgjimit, të cilat zhvillohen sistematikisht gjatë gjithë kohës.

Bazuar në qasjen komunikuese, kursi kombinon më të mirën në metodologjinë aktuale me veçori të reja inovative të krijuara për ta bërë më të lehtë mësimin. Fjalorit dhe gramatikës i jepet një rëndësi e barabartë dhe ka një fokus të fortë në të dëgjuarit dhe të folurit në situata sociale.

Gjuhë gjermane IV (B2) – 8 ECTS

Lënda ka për qellim te ofroj studenteve shkathtësi komunikuese dhe gjuhësore më të zgjeruar në komunikim, dëgjim, lexim dhe shkrim. Të katër shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave të ndryshme si: mediat, banimi, qytetet, shëndeti, ushqimi, gjuha dhe regjioni, etj. Përmes temave bëhet pasurimi i leksikut me fjalë të reja. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren tekste nga libri bazë dhe tekste autentike që ndërlidhen me përditshmërinë, gramatikat e gjuhës gjermane për të huaj, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit edhe format digjitale, të cilat i ofron botuesi i literaturës siç janë: platformë e internetit për ushtrime online dhe aplikacione për celularët mobil etj. Gjatë ushtrimeve studentët do të prezantojnë edhe seminare me tema të ndryshme të cilat janë në përputhje me programin e lëndës.

Shkathtësitë e integruara gjuhësore - 6 ECTS

Kursi “Shkathtësitë e integruara” i referohet katër aftësive thelbësore në një gjuhë: të shkruarit, të folurit, të lexuarit dhe të dëgjuarit. Këto aftësi janë të rëndësishme sepse i ndihmojnë të tjerët të komunikojnë qartë dhe të shmangin çdo keqkuptim të mundshëm pavarësisht nga mjedisi (verbal ose jo verbal).

Prandaj, ky kurs synon:

– T’u ofrojë studentëve mundësi për të zhvilluar katër aftësitë gjuhësore; lexim, shkrim, dëgjim dhe të folur përmes detyrave të ndryshme në klasë

– Të ndihmojë studentët të përmirësojnë fjalorin, gramatikën dhe shqiptimin e fjalëve

– Të inkurajojë nxënësit të shprehin mendimet, bindjet dhe opinionet e tyre në komunikim me shkrim dhe me gojë

– Të aftësojë studentët që të bëhen dëgjues më të mirë, informojë ata në lidhje me mënyrat më të mira të komunikimit të mesazhit dhe qëllimit të tyre

Teknika dhe metoda të përkthimit - 6 ECTS

Lënda ka për qellim t’u ofroj studentëve t’ju mësojnë bazat e teorisë dhe metodologjisë së përkthimit, duke përfshirë teoritë dhe qasjet e ndryshme të përkthimit. Kursi synon të trajnojë studentët për t’u bërë përkthyes profesionistë dhe kompetent të cilët mund të punojnë në fusha të ndryshme të specializuara, të kuptojnë sfidat kulturore dhe gjuhësore të përkthimit dhe t’u përmbahen parimeve etike në punën e tyre. Krahas kësaj në këtë lëndë studentet do të zhvillojnë aftësitë e tyre në gjuhët që dëshirojnë të përkthejnë. Kjo përfshin njohuri të shkëlqyera të gramatikës, sintaksës, semantikës dhe idiomave si në gjuhët burimore ashtu edhe në ato të synuara

Përkthime Letrare – 5 ECTS

Lënda “Përkthim letrar” ka për qëllim të t’u ndihmojë studentëve të aftësohen në përkthimin e teksteve letrare nga gjermanishtja në gjuhen shqipe dhe anasjelltas.

Qëllimi i kësaj lende është t’u ofrojë studentëve njohuri për përkthimin si proces dhe dimensionet e tij. Ka për qëllim t’u ofrojë praktikë profesionale të përkthimit të teksteve të ndryshme letrare nga gjuha gjermane në atë shqipe dhe anasjelltas. Kjo lëndë ka për qëllim që përmes punës praktike t’i aftësojë studentët të përkthejnë tekste të fushës së letërsisë. Thellimi i njohurive gjuhësore që zbatohet në fusha specifike.

Kombinohet teoria me praktikën duke u marrë me përkthimin e formave epike, të autorëve të ndryshëm, kryesisht të shek 19. e 20

Teoritë për përvetësimin e gjuhëve – 5 ECTS

Ky kurs bën një dallim midis dhe në të njëjtën kohë merret me përvetësimin dhe mësimin e gjuhës. Për të elaboruar më tej, d.m.th., lënda ka dy funksione: (i) njohëse – studentët mësojnë për proceset e përvetësimit të gjuhës dhe (ii) metakognitive – për t’i ndihmuar studentët të ndërgjegjësohen për proceset e tyre të përvetësimit të gjuhës në mënyrë që të bëjnë mësimin e gjuhës angleze (dhe gjuhët në përgjithësi) më e lehtë.

Qytetërim Gjerman – 5 ECTS

Në këtë lëndë do të mësohet për shtetet gjermanisht folesë Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën. Është e domosdoshme për këdo qe dëshiron ta mësoj gjuhen gjermane, qe t’i njoh edhe tiparet themelore të kulturës, gjuhës dhe letërsisë Gjermane. me theks te veçantë do trajtohet zhvillimi kulturor e ai shoqëror si dhe politik i territoreve gjermano folesë, nga epoka e barokut e deri në ditët e sotme

Qëllimi i kësaj lende është fitimi i njohurive bazë për historinë e kulturës gjermane, me theks të veçantë në ndërlidhjen që ekziston mes ngjarjeve historike dhe atyre kulturore. Studimi i historisë së kulturës si bazë për t’i kuptuar çështjet aktuale politike dhe kulturore, si dhe identitetin kulturor gjerman. Kombinimi i njohurive nga fusha të ndryshme të kulturës gjermane, si letërsia, arti, arkitektura, muzika. Sensibilizimi i studentëve për ngjarjet kulturore-politike në historinë gjermane. Do të trajtohen ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike e kulturore, proceset sociale dhe ekonomike, të arriturat kryesore ne filozofi, në artin figurativ dhe atë të arkitekturës, letërsisë si dhe fenomene tjera kulturore në të kaluarën

Viti III

Gjuhë gjermane V (C1.1) – 8 ECTS

Lënda ka për qellim te ju ofroj studentëve shkathtësi komunikuese dhe gjuhësore akademike në komunikim, dëgjim, lexim dhe shkrim. Të katër shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave të ndryshme si: inteligjenca dhe dija, turizmi, jeta moderne, etj. Përmes temave bëhet pasurimi i leksikut me fjalë të reja. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren tekste nga libri bazë dhe tekste autentike që ndërlidhen me gjuhën akademike te gjuhës gjermane, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit dhe format digjitale, të cilat i ofron botuesi i literaturës siç janë: platformë e internetit për ushtrime online dhe aplikacione për celularët mobil etj. Gjatë ushtrimeve studentët do të prezantojnë edhe seminare me tema të ndryshme të cilat janë në përputhje me programin e lëndës.

Përkthimi i gjuhes ligjore I – 6 ECTS

Lënda “Përkthime Gjyqësore I” ka për qellim të ofrojë studentëve njohuritë, aftësitë dhe mjete të nevojshme për të kryer përkthime profesionale të teksteve dhe dokumenteve ligjore në fusha të ndryshme ligjore. Qëllimi i kësaj lënde është të përgatisë të diplomuarit për një karrierë të specializuar si përkthyes profesionistë të gjykatave dhe në të njëjtën kohë të sigurojë që komunikimi ligjor në kontekst të gjuhës shqipe dhe gjermane të jetë i saktë, i kuptueshëm dhe i drejtë.

Përkthimi me ndihmen e teknologjise – 6 ECTS

Lënda ka për qellim t’u ofroj studentëve njohuritë, aftësitë dhe mjete për të integruar me sukses përdorimin e teknologjive moderne në procesin e përkthimit. Synimi i kësaj lënde është të përgatisë studentët për shumë rrugë karriere, qofshin ato në industrinë e përkthimit, në ekipet teknike të përkthimit, si teknologë të gjuhës ose në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e përkthimit përmes përdorimit te teknologjisë

Praktikë përkthimi 1 - Intership – 10 ECTS

Lënda ” Praktikë Përkthimi I” ka për qëllim ti jap studentëve përvojë dhe aftësi praktike në fushën e përkthimit dhe ka për qëllim të ofrojë studentëve një eksperiencë praktike të përkthimit përmes hospitimit në një mjedis profesional të përkthimit. Studentët do të punojnë në një zyrë përkthimi, kompani apo organizatë për të përfituar njohuri dhe aftësi të cilat nuk mund të mësohen nëpërmjet leksioneve tradicionale.

Gjuhë Gjermane VI (C1.2) – 8 ECTS

Lënda, e cila është vazhdimësi e lëndës Gjuhë Gjermane V (C1.1) ka për qellim te ju ofroj studentëve shkathtësi komunikuese dhe gjuhësore akademike në komunikim, dëgjim, lexim dhe shkrim. Të katër shkathtësitë do të ushtrohen përmes trajtimit të temave të ndryshme si: inteligjenca dhe dija, turizmi, jeta moderne, etj. Përmes temave bëhet pasurimi i leksikut me fjalë të reja. Për zhvillimin e mësimit do të përdoren tekste nga libri bazë dhe tekste autentike që ndërlidhen me gjuhën akademike te gjuhës gjermane, CD-të për ushtrimin e shkathtësisë së të dëgjuarit dhe format digjitale, të cilat i ofron botuesi i literaturës siç janë: platformë e internetit për ushtrime online dhe aplikacione për celularët mobil etj. Gjatë ushtrimeve studentët do të prezantojnë edhe seminare me tema të ndryshme të cilat janë në përputhje me programin e lëndës.

Praktikë përkthimi 2 - Intership – 10 ECTS

Lënda “Praktikë Përkthimi II” është vazhdimësi e lëndës “Praktikë Përkthimi I” dhe ka për qëllim ti jap studentëve përvojë dhe aftësi praktike në fushën e përkthimit dhe ka për qëllim të ofrojë studentëve një eksperiencë praktike të përkthimit përmes hospitimit në një mjedis profesional të përkthimit. Studentët do të punojnë në një zyrë përkthimi, kompani apo organizatë për të përfituar njohuri dhe aftësi të cilat nuk mund të mësohen nëpërmjet leksioneve tradicionale.

Metodologji dhe Teknika të Punimit të Diplomës – 12 ECTS

Lënda Punimi i diplomës ka për qëllim të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e studentit për të shkruar temën e tyre të diplomës në bazë të kërkimit të fakteve shkencore.

Në mënyrë specifike kjo përfshin:

– kërkimin e literaturës nga burimet e besueshme;

– aftësinë për të planifikuar punën kërkimore;

– aftësinë e mbledhjes, sistemimit dhe përpunimit të të dhënave;

– hartimi i raportit dhe paraqitja e të dhënave duke u përfshirë aktivisht në punën hulumtuese.