Gjuhë Angleze

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi Master në Gjuhën Angleze synon t’u shërbejë një sërë qëllimesh akademike dhe profesionale. Ky program u ofron studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të avancuara në gjuhën angleze, të cilat janë të domosdoshme për tregun modern të punës dhe zhvillimet e ardhshme profesionale. Njëkohësisht, programi përgatit studentët për studime të mëtejshme doktorale në fusha si Gjuhësia, Letërsia dhe disiplinat e tjera të ndërlidhura.

Përparimet e fundit teknologjike kanë zgjeruar dukshëm mundësitë profesionale për ekspertët e gjuhës angleze në nivel global. Kjo ka sjellë rritje të lëvizshmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar, duke bërë që kërkesa për aftësi të avancuara gjuhësore të jetë më e lartë se kurrë.

Programi MA në Gjuhën Angleze, ashtu si ai në nivelin BA, i përgjigjet këtij realiteti dinamik përmes një qasjeje të integruar që kombinon njohuritë teorike me aftësi praktike profesionale. Programi synon të përgatisë specialistë të gjuhës dhe studiues të aftë të kontribuojnë në fusha të ndryshme akademike dhe profesionale, si dhe të rrisë mundësitë e punësimit në tregun vendor dhe ndërkombëtar tё punёs.

Misioni

Misioni i programit MA Gjuhë Angleze ёshtё “të pajisë studentët e nivelit Master me njohuri të specializuara akademike, aftësi të avancuara kërkimore dhe kompetenca të integruara profesionale në fushën e studimeve të gjuhës angleze. Kjo arrihet përmes zhvillimit të qasjeve të të mësuarit autonom, të cilat u mundësojnë studentëve të kontribuojnë në shoqëri duke i zbatuar këto aftësi në tregun e punës dhe në arsimimin e tyre të mëtejshëm.”

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit të suksesshëm të programit Master, studentët do tё demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 180 ECTS, përkatësish 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:

Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor Gjuhë Angleze të cilat quhen provime diferenciale.

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 200 student për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10, 11.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Programi MA zgjat dy (2) vite akademike, përkatësisht 4 semestra dhe me një total prej 120 ECTS.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve (MA) në Gjuhë Angleze.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Pas përfundimit të programit, studentët janë plotësisht të përgatitur të kontribuojnë në fusha si:

Nëpërmjet kurseve ndërdisiplinore dhe praktikës profesionale, programi zhvillon ekspertë të aftë të punojnë në mjedise ku gjuha angleze shërben si mjet kryesor komunikimi. Kjo qasje rrit ndjeshëm perspektivat e punësimit të studentëve, duke u mundësuar të ndërveprojnë me tregje pune në nivel kombëtar, rajonal dhe global.

Metodat e vlerësimit

Metodat e vlerësimit në program bazohen në një proces të vazhdueshëm monitorimi të arritjeve të studentëve dhe përfshijnë kombinimin e disa komponentëve vlerësues, si: provimet afatmesme, punimet seminarike/kërkimore dhe projektet studentore, aktivitetet kërkimore të studentëve, pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv në ligjërata, si dhe provimet përfundimtare.

Rregullorja e Studimeve e Kolegjit AAB përcakton në mënyrë të qartë format e provimeve, procedurat e regjistrimit, komunikimin e rezultateve dhe organizimin e afateve të provimeve. Këto komponentë sigurojnë një sistem vlerësimi gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili mbështet progresin akademik të studentëve dhe vlerëson performancën e tyre në mënyrë të drejtë dhe të balancuar.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <10% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >95% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 9.0

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Kurs i avancuar i anglishtes për qëllime specifike – 6 ECTS
Metodat e Hulumtimit – 7 ECTS
Gjuhësi e Përgjithshme - 6 ECTS
Analizë konstraktive e tekstit – 6 ECTS
Kurs i avancuar në strategjitë e të mësuarit të gjuhës – 5 ECTS
Studimi, kuptimi dhe përdorimi i letërsisë - 5 ECTS
Komunikimi ndërkulturor dhe profesional - 5 ECTS
Frazeologjia e gjuhës angleze - 6 ECTS
Letërsia Anglo-Amerikane: Autorë të Zgjedhur – 6 ECTS
Kursi i avancuar i teorisë së përkthimit – 7 ECTS
Stilistika e gjuhës angleze – 6 ECTS
Aplikimi i Teknologjisë në Përkthim – 5 ECTS
Anglishtja nëpër botë – 5 ECTS
Historia e Gjuhës Angleze – 5 ECTS

Viti II

Seminari për shkrimin e tezës së MA – 7 ECTS
Kurs i avancuar i interpretimit konsekutiv – 6 ECTS
Kurs i avancuar i interpretimit simultan – 6 ECTS
Semantika dhe Pragmatika e Gjuhës Angleze – 6 ECTS
Kurs i avancuar i anglishtes akademike – 5 ECTS
Kursi i avancuar i sociolinguistikës – 5 ECTS
Shkrimi kreativ në kontekste profesionale – 5 ECTS
Hartimi i Tezës dhe Konsultimet Mbikëqyrëse – 24 ECTS
Praktika – 6 ECTS