Infermieri

Fakulteti i Infermierisë ka për qëllim përgatitjen e infermierëve të cilët do të implementojnë praktikat e specializuara në fushë të ngushtëtë drejtimeve të infermierisë dhe në këtë mënyrë do t’i kontribuojnë avancimit të shërbimeve shëndetësore në tërësi. Studentët do të përfitojnë bazat e njohurive shkencore për një qasje gjithëpërfshirëse për rolin e infermierisë në promovimin e shëndetësisë për individët, familjet si dhe komunitetin në përgjithësi që ka për qëllim parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve, për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të popullatës. Programi i Infermierisë është program i kombinuar i mësimit teorik dhe praktik që do të ndikojnë në ngritjen e nivelit të njohurive dhe shkathtësive me qëllim të adresimit të nevojave shëndetësore të popullatës gjatë gjithë ciklit jetësor.