Juridik Civil

Qëllimi dhe Profili i Programit

Zbatimi i ligjeve civile dhe adresimi i sfidave që lidhen me të drejtat pronësore, kontratat, familjen, trashëgiminë dhe marrëdhëniet tregtare janë thelbësore për një shoqëri që synon stabilitet dhe drejtësi të përgjithshme. Konteksti aktual i Kosovës, përfshirë nevojën për të përmirësuar administrimin e drejtësisë civile dhe për të siguruar zgjidhje të drejta dhe të shpejta të çështjeve civile, kërkon profesionistë të pajisur me njohuri të thella dhe aftësi praktike.

Programi master në të drejtën civile nё Kolgji AAB ofron një kuptim të thelluar dhe gjithëpërfshirës të së drejtës civile, duke mbuluar fusha kyçe si e drejta civile materiale, e drejta pronësore, procedura civile, e drejta e detyrimeve, e drejta familjare, e drejta e trashëgimisë, e drejta private evropiane, e drejta e pronësisë industriale, e drejta tregtare dhe e drejta fiskale.

Programi LLM Juridik Civil synon të përgatisë studentët jo vetëm me njohuri të thelluara mbi rregulloret juridike, por edhe me aftësinë për të analizuar perspektivat teorike dhe për t’u angazhuar në debate akademike që ndriçojnë çështjet më kritike në të drejtën civile.

Misioni

Misioni i programit LLM në Juridik Civil është të pajisë studentët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në të drejtën civile, së bashku me aftësi në kërkimin shkencor, duke u mundësuar atyre të analizojnë dilemat komplekse juridike dhe të propozojnë zgjidhje të drejta, inovative dhe profesionale që kontribuojnë në avancimin e drejtësisë dhe praktikës efektive juridike.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxёnit

Me përfundimin me sukses të programit LLM Juridik Civil, studentët do jenë nё gjendje tё demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:

Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor Juridik të cilat quhen provime diferenciale.

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 35 student për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin Juridik Civil zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjithsej 2 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike LLM nё Juridik Civil.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Të diplomuarit e programit Juridik Civil gjejnë punësim në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë zyrat ligjore, ku ofrojnë këshillim dhe përfaqësim juridik në çështje si kontestet pronësore, kontratat dhe e drejta familjare; departamentet ligjore të korporatave, duke trajtuar çështje të përputhshmërisë, pronësisë intelektuale dhe kontratave; sistemin gjyqësor, duke shërbyer si gjyqtarë ose staf administrativ; si dhe në institucione publike që merren me drejtësinë, të drejtat pronësore ose rregulloret tregtare.

Të diplomuarit tanë kërkohen gjithashtu nga bankat dhe institucionet financiare për menaxhimin e aspekteve juridike të transaksioneve dhe përputhshmërisë, si dhe në qendrat e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit si arbitra ose ndërmjetësues.

Metodat e vlerësimit

Qasja institucionale synon inkurajimin e një larmie metodash vlerësimi të përshtatshme për fushën juridike. Në nivelin Master, arritjet e studentëve vlerësohen jo vetëm në bazë të përmbushjes së rezultateve të të nxënit, por edhe në bazë të gatishmërisë së tyre për tregun e punës. Rezultatet e të nxënit vlerësohen përmes një game të gjerë të mjeteve vlerësuese, si summative ashtu edhe formative, si më poshtë:

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Semestri I
Metodologjia e Kërkimit Shkencor – 6 ECTS

Metodologjia e hulumtimit shkencor ka për qëllim t’u ofrojë studentëve konceptet themelore të metodave kërkimore për të realizuar në mënyrë të pavarur një hulumtim shkencor, një punim diplome, një shkrim apo prezantim akademik. Lënda do të fokusohet në pesë faza kryesore të kërkimit shkencor: të menduarit për hulumtimin; përgatitja e hulumtimit; mbledhja e të dhënave; analiza e të dhënave; dhe paraqitja e të dhënave.

E Drejta Private Evropiane – 5 ECTS

Si rezultat i globalizimit dhe lëvizjes së vazhdueshme të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e Drejta Ndërkombëtare po pëson ndryshime të vazhdueshme dhe po bëhet çdo ditë e më tepër një fushë me rëndësi dhe kompleksitet të shtuar. Lënda është dizajnuar në atë mënyrë që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të thelluara mbi konceptet e të Drejtës Private Evropiane, duke përfshirë cilësimin, ridërgimin, çështjet paraprake, rendin publik dhe rregullat e detyrueshme.

Arbitrazhi Tregtar Ndërkombëtar – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës “Arbitrazhi Tregtar Ndërkombëtar” është shpjegimi dhe analizimi i nocioneve të arbitrazhit tregtar ndërkombëtar si një mekanizëm privat alternativ në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare ndërkombëtare. Në këtë lëndë, theks i veçantë i kushtohet praktikës gjyqësore bashkëkohore, hartimit të parashtresave, dokumenteve procedurale dhe përgatitjes profesionale verbale të studentëve në raste praktike.

E Drejta Pronësore – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës “E Drejta Pronësore” është që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe analitike të parimeve dhe koncepteve themelore të së drejtës pronësore, duke u përqendruar në autorizimet themelore të saj, që janë: posedimi, shfrytëzimi dhe disponimi i sendit, si dhe trajtimin e mënyrave të fitimit të pronësisë, përkatësisht: mënyra derivative dhe mënyra origjinare.

E Drejta Bankare – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës “E Drejta Bankare” është që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse të parimeve dhe koncepteve themelore të së drejtës bankare, duke u përqendruar në marrëdhëniet juridike civile, përkatësisht marrëdhëniet ndërmjet bankave dhe klientëve të tyre, si dhe trajtimin e llojeve të kontratave dhe transaksioneve ligjore.

Markat Tregtare – 4 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri nga e drejta tregtare si bazë për mësimin e rregullave juridike për ushtrimin e ndonjë veprimtarie të caktuar tregtare. Gjithashtu, qëllimi i së drejtës komerciale është të rregullojë të drejtat, marrëdhëniet dhe sjelljen e individëve dhe bizneseve që merren me tregti dhe shitje, si dhe vendosjen e rregullave për kontratat tregtare, duke siguruar qartësi dhe drejtësi në marrëveshjet e biznesit.

E Drejta Familjare Krahasuese – 4 ECTS

Në kuadër të lëndës, studentët do të avancohen dhe zhvillohen me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca për të Drejtën Familjare Krahasimore, etapat e zhvillimit të së drejtës familjare, burimet e së drejtës familjare në aspektin ndërkombëtar, konceptet për familjen, parimet në marrëdhënien juridike martesore, format e zgjidhjes së martesës në aspektin krahasues, etj.

Semestri II
E Drejta Evropiane e Kontratave – 5 ECTS

Në këtë lëndë do t’i kushtohet kujdes problemeve të përgjithshme të interpretimit të gjuhës së kontratës, rolit të kontratave në një shoqëri tregu, konflikteve mes nevojës për siguri komerciale dhe kërkesave të drejtësisë individuale në Bashkimin Evropian. Në këtë lëndë shqyrtohen llojet e ndryshme të kontratave që hasen në botën e biznesit, me theks të veçantë në kontratat për shitblerje ndërkombëtare të mallrave.

E Drejta e Procedurës së Kontestimit – 5 ECTS

Përmes aktiviteteve në kuadër të lëndës, studentët do të avancohen dhe zhvillohen me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca për zhvillimin historik të procedurës kontestimore, raportin e saj me procedurën jokontestimore dhe atë përmbarimore, aspektin krahasues të procedurës kontestimore, si dhe zhvillimin e saj praktik – përfshirë paraqitjen e padisë në gjykatë, shqyrtimin paraprak të padisë, ndryshimin e padisë dhe përgjigjen ndaj saj, etj.

E Drejta e Teknologjisë së Informacionit (IT Law) – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës “E Drejta e TI-së” është t’i informojë studentët mbi teknologjinë informative, praktikat dhe kornizën ligjore që mbron të dhënat personale dhe privatësinë në epokën digjitale; t’u ofrojë njohuri mbi kontratat elektronike dhe rregulloret që zbatohen në tregtinë elektronike; si dhe të zhvillojë aftësi analitike për të vlerësuar ndikimin e teknologjive të reja, si inteligjenca artificiale (AI), në kuadrin ligjor dhe rregullator.

Ndërmjetësimi – 5 ECTS

Përmes aktiviteteve në kuadër të metodologjisë së mësimdhënies, nga kjo lëndë studentët do të avancohen dhe zhvillohen me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca për zhvillimin historik të ndërmjetësimit, ndërmjetësimin si pjesë e sistemit juridik, kontestin dhe mosmarrëveshjen në raporte shoqërore, si dhe zgjidhjen e kontesteve përmes ndërmjetësimit në marrëdhëniet juridike civile, etj.

E Drejta e Falimentimit – 5 ECTS

Falimenti i shoqërive tregtare është një temë me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë financiare të një vendi. Në këtë kontekst, trajtimi i parimeve të së drejtës së falimentit është i domosdoshëm për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Kjo përfshin mbrojtjen e kreditorëve dhe sigurimin që të drejtat e tyre të respektohen, duke u ofruar mundësinë për të rimarrë një pjesë të borxheve të tyre.

Teza e Masterit – 15 ECTS