Programi i Kriminalistikës ka për qëllim pajisjen e studentëve me njohuri, në fushën e parandalimit dhe luftimi të krimit.
Ky programi do të ofrojë njohuri solide dhe kuptim sistematik për strukturat institucionale, të cilat janë bartës të detyrave dhe funksioneve të përcaktuara me ligj dhe me aktet e tjera nënligjore, që rregullojnë përmbushjen e detyrave në fushën e sigurisë në kuptimin e parandalimit të krimit, luftimit të suksesshëm të tij dhe krijimit të një ambient të sigurt për qytetarët si një vlerë dhe e drejtë kushtetuese e tyre.
Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen:
Bachelor i Juridikut – Drejtim i Kriminalistikës
Studimet organizohen të rregullta, ku do të kërkohet prezenca e studentëve në ligjërata dhe ushtrime. Oraret janë fleksibile – varësisht nga kërkesat dhe mundësitë e studentëve për të vijuar ligjëratat.
Taktika kriminalistike me përmbajtjen e saj është i drejtuar në zbulimin dhe pengimin e veprave penale duke siguruar provat qofshin ato materiale apo personale në përpjekje të vazhdueshme që ato të lidhen dhe të harmonizohen me normat e ligjit mbi procedurën penale me një qasje kriminalistike në të gjitha fazat e procedurës.Kjo lende krijon mundesi te mira per kriminalistët në hulumtimin dhe argumentimin e veprave penale dhe në procedurën endjekjes dhe gjurmimit të kryesve të atyre veprave. Fjala është për një proces ideor dhe eksperiencash me ndihmën e të cilit orientohet veprimtaria e kriminalistëve në drejtim të qëllimit të caktuar me anë të aplikimit të metodave më të mira dhe më të dobishme.
.
Qëllimi i këtij kursi është që studentët të aftësohen që njohuritë akademike nga lëmi i kriminalistikes dhe forenzikes të mund t’i zbatojnë në aktivitetet konkrete profesionale në zbatimin e politikës për luftimin e kriminalitetit. Studentët pas përfundimit të kursit do të arrijnë aftësim teorik dhe praktik për perceptim të drejtë dhe të arsyeshëm të proceduarave kriminalistike dhe forenzike, pasurimi i studenteve me dije lidhur me proceduarat kriminalistike aplikative, si përpunimi kriminalistik i vendit të ngjarjes, provat materiale dhe ekspertimet kriminalistike, aftësimi dhe shkathtësimi i studenteve për mënyrat dhe metodat e përpilimit të raportit të ekspertimit kriminalistik.
Studentët përmes këtij moduli, do të zotërojnë njohuri mbi temat bashkëkohore kriminologjike të aspekteve ndërkombëtare, kriminalitetit të të miturve, politikës ndëshkimore dhe praktikës profesionale. Pas përfundimit të kursit studentët do të kenë mundësi të arrijnë rezultate domethënëse në hulumtimet për luftimin e kriminalitetit, zhvillimin e mjeshtërive të rëndësishme për lokim, interpretim dhe analizën e rezultateve të kërkimit dhe të burimeve të tjera të të dhënave, zhvillimin e mjeshtërisë për punimin e planeve strategjike në luftimin e kriminalitetit në bazë të rezultateve të kërkimeve kriminologjike, pranimin e dijeve përmes zbatimit të detyrave praktike.
Lënda ka për qëllim t’i njoftojë studentët me problematikën e terrorizmit si dukuri zgjerimi i së cilës paraqet vështirësitë kohore në të cilat jetojmë dhe kërcënim për ekzistencën e shteteve demokratike. Studentët pas përfundimit të studimeve do të jenë në gjendje që të njohin format e manifestimit te terrorizmit, të kuptojnë përgjithësisht terrorizmin dhe aktet e dhunës nga të cilat shkaktohet frikë, tmerr, shqetësim te popullsia për t’ u arritur qëllimet e caktuara, veçanërisht politike, të aftësohen për ndërmarrjen e detyrave të përbëra dhe të rëndësishme në luftën dhe në parandalimin e aktiviteteve terroriste dhe luftimin e tyre.
Qëllimi i këtij kursi për studentët është fitimi i njohurive të thelluara për kategoritë themelore të kriminalitetit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, informimi në detaje i studentëve për specifikat e këtij lloji të kriminalitetit dhe rëndësia e parandalimit të tij si nevojë primare në shtetin juridik dhe me pas luftimi i tij deri në mbajtjen nën kontrollin e dëshiruar të krimit të organizuar në shtetin ligjor, si dhe vetëdijesimi i lartë i studentëve për rrezikun që paraqet ky lloj i krimit për perspektiven shoqërore e qytetare në të ardhmen. Vijuesit e programit pas dëgjimit të këtij kursi do të jenë në gjendje që të njohin lehtë veçoritë e aktivitetit kriminal të formës së krimit të organizuar, njohuritë teorike të fituara do t’i përdorin suksesshëm në praktikë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, përshkrimi i të cilave ka të bëjë me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, të kuptojnë dhe të identifikojnë format e veçanta të krimit të organizuar, aftësohen për hartimin dhe implementimin e praktikave më të mira në luftim të këtij lloji të kriminalitetit, analizojnë për rezonim dhe veprim strategjik si parakushte për implementimin në praktikë të strategjive të ndryshme nacionale.
Edukimi nga fusha e sigurisë nacionale është e domosdoshme si një nga shtyllat themelore për formimin e njohjes kategorike të aparatit të kulturës së sigurisë të secilit individ, e veçmas veprimtarëve potencialë në shumë fusha të profesioneve konkrete të një shteti. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin kompleksitetin e gjerë të sigurisë dhe sistemeve të sigurisë, të kuptojnë fenomenin dhe esencën e sigurisë nacionale përmes qasjes interdisiplinare, të analizojnë skemat organizative, mënyrën dhe mjetet e punës së shërbimeve informative.
Qëllimi i këtij kursi është që studentët të njohin natyrën dhe format e manifestimit të krimit kompjuterik si dukuri e re me një shtrirje gjithnjë në rritje. Pas përfundimit të kursit studenti do të arrijë të identifikojë dhe zbulojë modalitet e krimit kompjuterik, të kuptojë peshën dhe rëndësinë e krimit kompjuterk, të zbatojë në praktikë njohuritë e fituara në parandalim dhe luftim të këtij lloji të krimit, të analizojë trendët e përgjithshme ekonomiko-shoqërore e teknologjike.
Viktimologjia si disiplinë juridike shkencore do t’i zgjerojë njohuritë e kriminalistëve të rinj për të drejtën për viktimën ose për të drejtat e viktimave, që është qëllimi kryesor i këtij moduli. Pas përfundimit të kursit studentët të arrijnë të njohin standardet dhe ligjet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, të kuptojnë viktimizimin primar dhe sekondar të viktimave, të aftësohen që njohuritë e tyre të implementohen në praktikë lidhur me parandalimin e viktimizimit si dukuri, të analizojnë dhe promovojnë standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të viktimës.
Qëllimi është që në bazë shkencore, kritike, argumentuese, të ndriçohen të gjitha aspektet e formësimit dhe të funksionalizimit të policisë dhe të shërbimeve të tjera për zbatimin e ligjit. Pas përfundimit të kursit studentët do të zotërojnë njohuritë e tyre nga domeni i funksionimit praktik të shërbimeve për zbatimin e ligjit në vende dhe në botë, të kuptojnë qasjen interdisiplinare shkencore-teorike të studimit të Agjencive për zbatimin e ligjit, të vlerësojnë trendët, rrethanat dhe faktorët të cilët ndikojnë në agjencitë e zbatimit të ligjit për realizimin e detyrave konform mandatit të tyre të përcaktuar me ligj, të analizojnë peformancat më të mira si dhe lëshimet profesionale procedurale dhe ato të natyrave politike, të cilat mund të jenë si barrierë në funksionimin më të mirë të këtyre agjencive në funksion të sundimit të ligjit në shoqëri.
Pajisja me informata fillestare dhe përmbajtjet substanciale rreth këtij fenomeni gjithnjë e në rritje. Pas përfundimit të kursit studenti do të arrijë të njohë shkaqet, format dhe intensitetin e paraqitjes së këtij fenomeni, të kuptojë rëndësinë dhe peshën e kësaj problematike në jetën shoqërore, të vlerësojë ndikimet e grupeve shoqërore, sidomos familjes si ambient i shëndosh parandalues apo ndonjëherë si ambient kriminogjen i determinuar, të analizojë trendët, proceset dhe rrethanat të cilat ndikojnë në paraqitjen dhe modalitete gjithnjë e në rritje të veprave penale të kësaj kategorie.
Pajisja e studenteve me njohuritë për krimin financiar, standardet evropiane për instrumentet e hetimit të krimit dhe mënyra e hetimit të krimit financiar, si dhe përgatitja e tyre për aplikimin e këtyre njohurive në teren. Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri mbi kuptimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar, do të kuptojnë me thellë hetimet financiare, si forma me e suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji, financimit të terrorizmit, korrupsionit, pastrimit të parave nëpërmjet identifikimit, zbulimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të produkteve të krimit, analizojnë përdorimi i teknikave dhe metodave speciale të hetimit
4. Aplikojnë shkathtësitë në mënyrat e intervistimit, të punës në grup si dhe në identifikimin e veprave penale në fushën e prokurimit publik.