Programi i AAB-së në të drejtën penale ofron kualifikime të vlefshme për ata që synojnë të marrin rolin udhëheqës në këto procese. Në veçanti, studentët fitojnë aftësitë e nevojshme për të ndjekur krimet më të rënda dhe për të luftuar fenomenet e krimit transnacional që shpesh janë të ndërlidhura me korrupsionin e brendshëm. Për më tepër, ky program përgatit studentët për të kontribuar në reformimin e institucioneve dhe për të përmbushur standardet ndërkombëtare në drejtësinë penale, duke e përgatitur Kosovën për integrim më të madh në strukturat evropiane të drejtësisë penale.
Objektivat e përgjithshme për arritjet akademike të studentëve nё programin Juridik Penal janë:
Misioni i programit LLM Juridik Penal është të pajisë të diplomuarit me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të adresuar sfidat komplekse ligjore në kontekstet kombëtare dhe ndërkombëtare përmes edukimit të avancuar, me studentin në qendër dhe kërkimit shkencor cilësor, duke kontribuar kështu në transformime progresive ligjore në Kosovë dhe më gjerë.
Me përfundimin me sukses të programit LLM Juridik Penal, studentët do jenë nё gjendje tё demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:
Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor Juridik të cilat quhen provime diferenciale.
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 35 student për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin Juridik Penal zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjithsej 2 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike LLM nё Juridik Penal.
Programi është ideal për studentët që aspirojnë të kenë karrierë në institucionet e sundimit të ligjit përfshirë gjykata, institucione për zbatimin e ligjit, por edhe në organizatat ndërkombëtare të drejtësisë, këshillim të politikave, ndërmjetësim, institucionet akademike dhe kërkimore, OJQ dhe agjencitë e zbatimit të ligjit ose inteligjencës.
Me ekspertizë në fusha ndërdisiplinore si kriminologjia, të drejtat e njeriut dhe siguria kibernetike, të diplomuarit mund të punojnë edhe si konsulentë ligjorë dhe analistë politikash duke kontribuar në drejtësi, parandalimin e krimit dhe inovacionin ligjor.
Sa i përket vlerësimit, qasja institucionale është stimulimi i shumëllojshmërisë së metodave të vlerësimit që janë të përshtatshme brenda fushës juridike. Në nivelin Master, arritjet e studentëve vlerësohen jo vetëm në bazë të përmbushjes së rezultateve të të nxënit, por edhe në nivelin e gatishmërisë së tyre për vendin e punës. Rezultatet e të nxënit vlerësohen nëpërmjet një sërë mjetesh vlerësimi përmbledhës dhe formues, si më poshtë:
BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: