Kulturë Fizike dhe Sport

Qëllimi dhe profili i programit

Programi Master në Kulturë Fizike dhe Sport ka si qëllim përgatitjen e specialistëve në Kulturën Fizike dhe Sporte që mund të përmbushin kërkesat e tregut të punës në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Të diplomuarit e këtij programi pajisen me njohuri të avancuara dhe të specializuara, duke i mundësuar ata të marrin role udhëheqëse bazuar në ekspertizë të bazuar në kërkime të aplikuara. Për më tepër, të diplomuarit do të luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe implementimin e politikave që nxisin përparimin në fushën e kulturës fizike dhe sporteve.

Objektivat e programit MA në Kulturë Fizike dhe Sport janë si më poshtë:

Misioni

Misioni i programit MA në Kulturën Fizike dhe Sport është: “tё pajis studentët me kompetenca të avancuara dhe të specializuara teorike dhe praktike, të cilët do të jenë të përgatitur për të udhëhequr dhe kryer kërkime shkencore ndërdisiplinore dhe për të menaxhuar projekte inovative të lidhura me përmirësimin e shëndetit publik, rritjen e performancës sportive, si dhe zhvillimin e strategjive për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit të suksesshëm të programit MA në Kulturë Fizike dhe Sport, studenti do të jenë nё gjendje tё demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores pёr Studime Master, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 180 ECTS, përkatësish 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 40 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10, 11. Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në Programin MA Kulturë Fizike dhe Sport zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjithsej 2 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve në Kulturë Fizike dhe Sport.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Të diplomuarit nga programi MA në Kulturë Fizike dhe Sport kanë mundësi të gjera punësimi si trajnerë personalë në qendra fitnesi dhe aktivitete fizike në mjedise të ndryshme, duke ofruar këshillim profesional dhe duke udhëhequr programe trajnimi për individë dhe grupe. Ata kanë mundësi të angazhohen në mësimdhënie në institucione edukative dhe institucione sportive, si dhe të kontribuojnë në përgatitjen dhe zhvillimin e sportistëve në nivele të ndryshme.

Një dimension i rëndësishëm i këtij programi është përgatitja e kuadrove për udhëheqjen dhe administrimin e institucioneve sportive në nivel qendror dhe lokal, si dhe të klubeve dhe shkollave sportive në Kosovë. Të diplomuarit gjithashtu kanë mundësi punësimi në klube dhe federata sportive.

Metodat e vlerësimit

Format e vlerësimit në nivelin Master synojnë të masin jo vetëm arritjen e rezultateve të të nxënit në aspektin akademik, por edhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Vlerësimi realizohet përmes një kombinimi metodash, përfshirë provime me shkrim, vlerësim të shkathtësive praktike, projekte, detyra, studime rasti dhe prezantime me gojë. Studentët vlerësohen gjithashtu nëpërmjet raporteve individuale kërkimore, raporteve reflektuese dhe punës së pavarur në kuadër të disertacionit, praktikës profesionale, konsulencës ose simulimeve, duke zhvilluar aftësi kërkimore, analitike, etike dhe profesionale.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti 1

Metodologjia Kërkimore në Sport - 7 ECTS
Aspekte të avancuara të didaktikës me praktikë shkollore - 6 ECTS
Aspekte të Avancuara të Biomedicinës dhe Fiziologjisë në Sport - 6 ECTS
Teoria e Treningut në Sportin e Avancuar - 6 ECTS
Strategjitë e Udhëheqjes në Lojëra Sportive - 5 ECTS
Strategjitë e Udhëheqjes në Sporte Individuale - 5 ECTS
Matjet, Testimi dhe Evaluimi në Sportin Elitar - 5 ECTS
Seminar në Shkencat Humane - 5 ECTS
Teza e Masterit - 20 ECTS