Shkenca Kompjuterike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është plotësisht i fokusuar në ofrimin e mësimdhënies në forma moderne, praktike dhe konform zhvillimeve teknologjike botërore, ashtuqë nesër studentët tanë të jenë konkurrent në tregjet globale si individë apo si pjesë përbërëse të organizatave prestigjioze.

Për më shumë, studentët e fakultetit të Shkencave Kompjuterike do të përdorin në mënyrë efektive një gamë të gjerë të metodave, mjetevedhe teknikave të përdorura në hartimin dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike,specifikimin esoftuerëve që plotësojnë nevojat dhe aspiratat e përdoruesve, zgjidhin probleme komplekse me fokus në fushën e mekatronikës, robotikës, inteligjencës artificiale, aftësohen në punë praktike në fushën e rrjetave kompjuterike si dizajn të rrjetave, switching dhe routing, etj.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB ofron udhëzime dhe përgatit studentët për karrierë në shoqëri të bazuar në industri, ku studentët marrin dije bashkëkohore duke u ndihmuar të ndërtojnë vizion për të ardhmen, për t’u përshtatur dhe ballafaquar me sfidat teknologjike, duke kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e shoqërisë tonë.

Duke pranuar që inxhinierët e sotëm duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse e tejet të fokusuara, si dhe të bëjnë specializime në fusha më të ngushta të profesionit, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike kombinon një bërthamë ndërdisiplinore me studime të specializuara në profilin e zgjedhur për secilin program.

Në vitin e parë studentët do të njihen me:

Në vitin e dytë studentët do të nihen me:

Në vitin e tretë studentët mund të specializohen në njërën nga fushat e zgjedhura të specializimit.

Galeria

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19