Programim

Qëllimi dhe profili i programit

Programi i studimit BA Profesional në Programim ka për qëllim të përgatis programer të nivelit profesional të cilët aplikojnë arritjet më të fundit në fushën e programimit për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen organizatat apo kompanitë në aspektin e zhvillimit të softuerit.

Ndryshe nga programi BSc Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Softuerike, programi Bachelor Profesional në Programim fokusohet vetëm në pjesën e kodimit/zhvillimit të produktit. Si program profesional, kurrikula krijon më shumë hapësirë për studentët e interesuar vetëm në fushën e zhvillimit/programimit që të arrijnë të kuptojnë konceptet më bazike deri tek konceptet e avancuara të programimit, të specializojnë aftësitë e tyre në më shumë gjuhë programuese, gjuhë të ndryshme skriptuese, të jenë në gjendje të zhvillojnë aplikacione desktop, ueb dhe mobile, të mësojnë rreth teknikave dhe strategjive të programimit etj.

Misioni

Misioni i programit BA Profesional Programim është të “pajis studentët me njohuri dhe shkathtësitë e fundit profesionale në fushën e programimit, të cilat i mundësojnë studentëve t’i shërbejnë me sukses tregut të punës dhe shoqërisë jo vetëm në vend mirëpo edhe në arenën ndërkombëtare për zhvillimin, implementimin, mirëmbajtjen dhe ofrimin e zgjidhjeve cilësore softuerike”.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e të nxënit

Pas përfundimit me sukses të programit BA profesional në Programim, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi

Kompetenca

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA profesional në Programim kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 100 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Profesional në Programim zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Programim.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Studentët që diplomojnë nga programi BA Profesional në Programim aftësohen në fushat e programimit, bazave të të dhënave, algoritmeve dhe strukturave të të dhënave, programimit të orientuar në objekte, si dhe në zhvillimin e aplikacioneve ueb dhe mobile. Këto kompetenca u mundësojnë atyre të punojnë në role të ndryshme teknike dhe krijuese në sektorin e TIK-ut.

Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit janë të përgatitur për pozita si:

Metodat e vlerësimit

Format kryesore të vlerësimit në programin BA profesional në Programim përfshijnë provimet me shkrim ose testet në klasë, të cilat nxisin të menduarit kritik dhe aftësinë për të aplikuar, analizuar dhe vlerësuar konceptet e mësuara; detyrat individuale që kërkojnë zhvillimin e kodeve, platformave, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve softuerike; detyrat laboratorike ku studentët krijojnë projekte që demonstrojnë zotërimin e parimeve të programimit dhe aftësitë në zgjidhjen e problemeve; prezantimet me gojë që vlerësojnë aftësitë e komunikimit dhe shkathtësitë e transferueshme, punën praktike ku studentët angazhohen në aktivitete reale profesionale dhe vlerësohen përmes formularit të plotësuar nga mentori në vendin e praktikës; si dhe disertacionin, i cili nënkupton realizimin e një pune të pavarur nga identifikimi i problemit e deri te analiza, diskutimi i gjetjeve dhe formulimi i rekomandimeve.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Hyrje në Programim - 6 ECTS

Lënda Hyrje në programim ka për qëllim aftësimin e studentëve me programimin kompjuterik dhe përvetësimin e praktikave fillestare në të shkruajturit e kodit në zgjidhjen e problemeve. Kjo lëndë është një lëndë kryesore në Shkencat Kompjuterike, dhe është një lëndë e rëndësishme si parakusht për modulet e tjera të përparuara të programimit.

Menaxhim i Projektit - 6 ECTS

Kursi synon t’u ofrojë studentëve një hyrje në procesin e menaxhimit të projekteve, duke i aftësuar në menaxhimin e burimeve si koha, buxheti dhe stafi, si dhe t’i përgatisë për kontrollin e cilësisë, komunikimin efektiv dhe menaxhimin e rreziqeve gjatë realizimit të projekteve.

Hyrje në Bazën të Dhënave- 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuritë themelore në lidhje me bazat e të dhënave, konceptet themelore, llojet e ndryshme të databazave dhe pse hartimi i bazës së të dhënave është kaq i rëndësishëm. Për më tepër, të paraqesë një hyrje në sistemet e menaxhimit të bazës së të dhënave, me theks të veçantë në mënyrën se si të organizohet, mirëmbahet dhe të merret – në mënyrë efikase dhe efektive – informacioni nga një bazë e të dhënave.

Matematikë Kompjuterike - 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të aftësohen me njohuri lidhur me temat: bashkësitë, logjikën matematike, numrat realë, matematikën diskrete, ekuacionet lineare dhe inekuacionet lineare me një të panjohur, matricat, përcaktorët, sistemet e ekuacioneve lineare, funksionet lineare, vargjet dhe seritë, limiti i funksionit dhe derivatet e funksionit. Të gjitha këto do të shtjellohen duke vënë theksin në shkencat kompjuterike.

Big Data – 6 ECTS

Lënda Big Data synon të pajisë studentët me njohuri themelore mbi teknologjinë Big Data dhe llojet e të dhënave të strukturuara dhe të pastrukturuara. Studentët do të mësojnë teknologjitë kryesore të Big Data, si dhe sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me sigurinë e saj.

Anglishtja për shkencat kompjuterike - 6 ECTS

Kjo lëndë synon zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve në kontekstin e shkencave kompjuterike, duke përfshirë leximin, dëgjimin, të folurit dhe të shkruarit. Përmbajtja mbulon gramatikën dhe funksionet gjuhësore bazike, si dhe ushtrime praktike për të gjitha aftësitë gjuhësore.

Algoritmet dhe strukturat e të dhënave - 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të përgatisë studentët me njohuri mbi algoritmet dhe efikasitetin e tyre në aspektin kohor dhe hapësinor. Studentët do të mësojnë struktura të të dhënave, zgjidhjen logjike të problemeve dhe do të zhvillojnë aftësi praktike përmes implementimit të algoritmeve në një gjuhë programuese.

Programim i Orientuar në objekte - 6 ECTS

Lënda ka për qëllim të aftësojë studentët me konceptet dhe teknikat e programimit të orientuar në objekte duke përdorur gjuhën programuese C#. Theksi vihet mbi bazat e dizajnit me klasa, duke përfshirë zhvillimin, testimin, implementimin dhe dokumentimin. Përmes gjuhës programuese C# ilustrohen vetitë e avancuara të programimit, si: trashëgimia, mbingarkesat dhe polimorfizmi.

Sistemet e avancuara në bazat e të dhënave – 6 ECTS

Në mënyrë specifike, lënda synon të aftësojë studentët në njohjen e karakteristikave të bazave të të dhënave dhe sistemeve moderne të menaxhimit të tyre. Studentët do të mësojnë modelimin ER, SQL, normalizimin, ndërtimin dhe optimizimin e bazave të të dhënave, si dhe përdorimin e procedurave, trigerëve dhe funksioneve.

Inxhinieri Softuerike - 6 ECTS

Lënda ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analizë dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase, si dhe të mësojnë që shkathtësitë e fituara teorike dhe praktike t’i zbatojnë në sektorin e industrisë dhe të biznesit.

Teoria e grafeve me kombinatorikë – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës Teoria e Grafeve me Kombinatorikë është të pajisë studentët me njohuri themelore dhe të avancuara për grafet, strukturat diskrete dhe metodat kombinatorike. Lënda ndihmon në zhvillimin e aftësive analitike për zgjidhjen e problemeve në informatikë, rrjete kompjuterike, optimizim dhe algoritme.

Data Science – 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të prezantojë studentëve themelet e shkencës së të dhënave dhe teknikat e programimit në Python për analizën e të dhënave. Studentët do të përdorin gjuhën Python së bashku me bibliotekat për përpunimin e të dhënave, vizualizimin dhe analizimin e të dhënave.

Viti II

Zhvillimi i ueb aplikacioneve – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të dizajnuar, ndërtuar dhe implementuar aplikacione funksionale, efikase dhe miqësore për përdoruesit. Studentët do të zhvillojnë aftësi praktike në përdorimin e teknologjive bashkëkohore dhe metodologjive të dizajnit të ndërfaqeve interaktive, duke pasur në fokus përvojën e përdoruesit.

Programimi i aplikacioneve mobile I – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuri në zhvillimin e aplikacioneve mobile. Në mënyrë specifike, lënda synon të prezantojë parimet e dizajnit të aplikacioneve me React Native, dizajnin me Flexbox, përdorimin e animacioneve dhe integrimin e bibliotekave për elemente të avancuara vizuale.

Ueb Dizajn – 6 ECTS

Lënda synon t’i njoftojë studentët me konceptet kryesore të ueb faqeve të përgjegjshme dhe të kontribuojë në procesin e dizajnimit duke shtjelluar përvojën e përdoruesit, arkitekturën e informacionit, dizajnin vizual, zhvillimin dhe testimin. Studentët aftësohen në dizajn kreativ, përzgjedhjen e specifikave teknike, njohjen e pajisjeve të ndryshme dhe përdorimin e teknologjive moderne si HTML5 dhe CSS3.

Projekt 1 - 12 ECTS

Qëllimi i këtij moduli është të përgatisë studentët për të zhvilluar aftësi të nevojshme në krijimin e aplikacioneve desktop përmes gjuhës programuese C# dhe platformës Windows Forms. Përveç zhvillimit teknik të këtyre aftësive, një theks i veçantë vendoset në aspektin e bashkëpunimit dhe punës në grup.

IoT – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të zbulojë, të kuptojë dhe të përdorë teknologjitë dhe konceptet e ndërlidhura me rrjetin e pajisjeve në mënyrë që të krijojë mjedisin e duhur për zhvillimin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të përkryera të ndërlidhura, që përmirësojnë cilësinë e jetës, produktivitetin, dhe efikasitetin në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, industrinë, infrastrukturën urbane, dhe sferat e tjera të ndikimit të teknologjisë në shoqëri.

Programimi i ueb shërbimeve – 6 ECTS

Lënda synon të pajisë studentët me njohuri praktike për programimin e ueb-shërbimeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet aplikacioneve të ndryshme, pavarësisht platformës apo teknologjisë. Fokus i veçantë i jepet programimit të ueb-shërbimeve SOAP dhe RESTful, si dhe konsumimit të tyre në aplikacione moderne.

Programimi i aplikacioneve mobile II – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohuri të avancuara për zhvillimin e aplikacioneve mobile me React Native. Studentët do të mësojnë ndërtimin e logjikës së biznesit për aplikacione ndër-platformë, përdorimin e bibliotekave si Redux/Mobx dhe integrimin e API-ve për menaxhimin efektiv të të dhënave.

Testimi dhe analiza e softuerit – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri rreth koncepteve themelore të testimit të softuerit dhe aplikimin e tij në skenarë të ndryshëm me ndihmën e strategjive, metodave dhe mjeteve të ndryshme të testimit.

Programimi biznesor analitik – 6 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është të mësojë studentët se si të përdorin Python për të analizuar të dhënat në një kontekst biznesi. Kursi fillon me bazat e programimit Python dhe më pas vazhdon me aftësi praktike si puna me të dhëna duke përdorur librari të tilla si NumPy, Pandas, Matplotlib.

Rrjetet kompjuterike – 6 ECTS

Lënda synon të aftësojë studentët me konceptet kryesore të rrjetave dhe topologjive, modelin shtresor OSI dhe protokollet e komunikimit. Studentët do të njohin multipleksimin, klasat e IP (IPv4 dhe IPv6), subnetimin, teknologjinë Ethernet, funksionimin e switch-it, rrjetet mobile, Wi-Fi, si dhe llojet e kabllimit dhe zgjidhjen e problemeve në rrjete kompjuterike.

Web framework – 6 ECTS

Lënda e “Web Framework” është projektuar me qëllim të ofrojë studentëve njohuri thelbësore dhe aftësi praktike në ndërtimin e aplikacioneve web efikase dhe inovative. Përqendrimi kryesor i kësaj lënde është të ofrojë një kuptim të thellë në strukturën dhe funksionalitetin e “web frameworks,” duke lejuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në zhvillimin e aplikacioneve web.

Viti III

Programimi i lojërave - 6 ECTS

Lënda u mëson studentëve si të përdorin konceptet e programimit të orientuar në objekte në zhvillimin e lojërave, duke përdorur librarinë grafike 2D JavaFX. Po ashtu, studentët aftësohen në përdorimin e IDE-së NetBeans për të krijuar lojëra në gjuhën programuese Java në mënyrë praktike.

Inteligjenca Artificiale - 6 ECTS

Lënda synon të aftësojë studentët me njohuri bazë dhe metoda të inteligjencës artificiale, duke përfshirë njohjen dhe aplikimin e agjentëve inteligjentë. Studentët do të vlerësojnë, analizojnë dhe krahasojnë agjentët dhe ambientet e tyre, si dhe do të mësojnë të zbatojnë metoda të të mësuarit makinor në zgjidhjen e problemeve.

Projekt 2 - 12 ECTS

Qëllimi i lëndës së projektit është të ofrojë studentëve përvojë praktike në zhvillimin e aplikacioneve web dhe mobile, duke u bazuar në njohuritë e fituara më parë. Lënda nxit punën në grup, ndarjen e përgjegjësive dhe aftësitë sociale e profesionale për menaxhimin e projekteve në fushën e teknologjisë.

Siguria e Aplikacioneve – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Siguria e aplikacioneve” është të aftësojë studentët me njohuri mbi konceptet dhe teknikat moderne të sigurisë për aplikacione web, mobile dhe desktop. Lënda inkurajon hulumtimin, shqyrton praktikat e sigurta të kodimit dhe menaxhimin e konfigurimit të sigurisë, me fokus te aplikacionet web.

Sistemet inteligjente – 6 ECTS

Lënda do të mbulojë një gamë të gjerë të qasjeve konceptuale, nga kërkimi kombinatorik në arsyetimin probabilistik dhe të mësuarit e makinës, si dhe një gamë të gjerë të aplikacioneve, nga kuptimi i gjuhës natyrale në vizionin kompjuterik. Ligjëratat do të theksojnë jo vetëm konceptet teknike, por edhe historinë e ideve që qëndrojnë prapa tyre.

Cloud-i dhe Kompjutimi Mobile në Cloud - 6 ECTS

Lënda synon të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e studentëve në kuptimin dhe menaxhimin e infrastrukturave cloud për shfrytëzim efikas të burimeve virtuale. Studentët mësojnë përshtatjen e aplikacioneve për pajisjet mobile, menaxhimin e performancës, zhvillimin e aplikacioneve inovative dhe integrimin e platformave cloud me mobile për përvojë optimale përdoruesi.

Programimi i sistemeve të shprëndara – 6 ECTS

Ky kurs është një studim i koncepteve dhe parimeve bazë të Informatikës dhe Sistemeve të Shpërndara. Kursi përfshin tema bazë si përkufizimi i sistemit të shpërndarë, sfidat e projektimit, modelet arkitekturore, modeli klient-server, API, RMI. Studentët do të jenë në gjendje të identifikojnë tipet, arkitekturat dhe proceset e sistemeve të shpërndara, si dhe do të familjarizohen me sistemet e shpërndara të bazuara në Web.

Tema e Diplomës – 18 ECTS

Qëllimi kryesor i Temës së Diplomës është t’i mundësojë studentëve të shkruajnë një tezë përmes një procesi të vazhdueshëm dhe të përqendruar. Shkrimi, prezantimi dhe hulumtimi ndërveprojnë për të arritur cilësinë dhe ekselencën e projektit final.