Programim dhe IA

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi i studimit “Programim dhe Inteligjencë Artificiale” është hartuar për t’u ofruar studentëve njohuri të thelluara dhe aftësi praktike në fushat kryesore të shkencave kompjuterike, me një fokus të veçantë në inteligjencën artificiale (AI) dhe programim.

Ky program është hartuar si përgjigje ndaj kërkesës së lartë të tregut për profesionistë që jo vetëm zotërojnë shkathtësi në programim, por janë gjithashtu të përgatitur të zhvillojnë zgjidhje inovative të bazuara në AI për sfidat komplekse të teknologjisë moderne.

Programi synon gjithashtu të nxisë kreativitetin dhe mendimin kritik, duke përgatitur studentët të zhvillojnë teknologji të reja që transformojnë mënyrën si jetojmë dhe punojmë. Një element kyç i programit është edukimi i studentëve mbi çështjet etike dhe ndikimin shoqëror të përdorimit të AI, duke promovuar përgjegjësi në zhvillimin e teknologjive që respektojnë privatësinë, sigurinë dhe drejtësinë.

Misioni

Misioni i programit BA Profesional në Programim dhe Inteligjencë Artificiale është: “të ofrojë një arsimim cilësor të orientuar drejt studentit, që ndërthur teorinë me praktikën, duke pajisur studentët me njohuri të thella dhe aftësi praktike në fushat e programimit dhe inteligjencës artificiale, që ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit dhe aftësive udhëheqëse, duke i mundësuar atyre të adresojnë sfidat e teknologjisë moderne dhe të krijojnë zgjidhje inovative e të qëndrueshme në një botë gjithnjë e më të automatizuar.”

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxёnit

Pas përfundimit me sukses të programit BA profesional në Programim dhe Inteligjencë Artificiale, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA profesional në Programim kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 125 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Profesional në Programim dhe Inteligjencë Artificiale zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Programim dhe Inteligjencë Artificiale.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Programi është konceptuar për të përgatitur profesionistë me aftësi të avancuara në programim, inteligjencë artificiale dhe zhvillim të sistemeve inteligjente, duke i pajisur me kompetenca praktike që përputhen me nevojat në rritje të industrisë së teknologjisë së informacionit dhe automatizimit. Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit janë të përgatitur për pozita të tilla si:

Metodat e vlerësimit

Sa i përket vlerësimit, qasja institucionale inkurajon përdorimin e metodave të ndryshme të vlerësimit, të përshtatshme për fushën e teknologjisë së informacionit. Rezultatet e të nxënit vlerësohen përmes testeve të ndërmjetme, provimeve të shkruara dhe praktike, punimeve projektuese, detyrave individuale dhe prezantimeve. Disa nga format kryesore të vlerësimit përfshijnë:

Metodat Summative të Vlerësimit:

Metodat Formative të Vlerësimit:

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >nuk ka ende tё diplomuar

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME nuk ka ende tё dhëna

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Hyrje në Programim, 6 ECTS

Lënda ka për qëllim të pajisë studentët me bazat e programimit kompjuterik, duke u fokusuar në ndërtimin e mendimit logjik dhe metodave efektive të zgjidhjes së problemeve. Duke përdorur gjuhën Python, studentët do të zhvillojnë një të kuptuar të thelluar mbi mënyrën se si kompjuterët interpretojnë dhe ekzekutojnë kodin.

Matematika për Shkencat Kompjuterike, 7 ECTS

Ky kurs ofron disa nga idetë themelore matematikore që përdoren në projektimin dhe analizën e sistemeve kompjuterike dhe programeve kompjuterike. Kursi synon t’u sigurojë studentëve njohuri të mjaftueshme matematikore për t’u mundësuar atyre të kuptojnë bazat e shkencave kompjuterike si për qëllime studimi ashtu edhe për zhvillimin e mëvonshëm të karrierës.

Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave, 7 ECTS

Përmes kësaj lënde, studentët do të mësojnë të konceptojnë, përshkruajnë dhe analizojnë algoritme të ndryshme, duke vlerësuar efikasitetin e tyre përmes analizës së kompleksitetit të kohës së ekzekutimit. Lënda synon të zhvillojë aftësitë e studentëve për të përdorur struktura të ndryshme të të dhënave, si lista të lidhura, pemë dhe struktura të tjera, në mënyrë që të zgjidhin probleme të ndryshme kompjuterike në mënyrë efikase.

Bazat e Kërkimit Shkencor, 6 ECTS

Lënda ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike për realizim të hulumtimit fillestar në nivelin bachelor. Zhvillimi rapid i shkencës dhe tekonologjisë së informacionit bënë më të lehtë qasjen në kërkime shkencore dhe burime informacionesh në të njëjtën kohë e vështirëson procesin në suaza të cilësisë së informacioneve.

Anglisht për Shkencat Kompjuterike, 4 ECTS

Kjo lëndë synon zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve në kontekstin e shkencave kompjuterike, duke përfshirë leximin, dëgjimin, të folurit dhe të shkruarit. Përmbajtja mbulon gramatikën dhe funksionet gjuhësore bazike, si dhe ushtrime praktike për të gjitha aftësitë gjuhësore.

Shkencat Kompjuterike me Zbatim në Biznes, 4 ECTS

Objektivat e këtij kursi janë që studentët të kuptojnë bazat e shkencës kompjuterike dhe të AI në kontekstin e biznesit, të analizojnë mënyrat se si AI mund të mbështesë vendimmarrjen dhe strategjitë e biznesit, ë zhvillojnë aftësi në implementimin e zgjidhjeve të AI për probleme specifike të biznesit,të kuptojnë metodologjitë e të dhënave dhe analitikës për të mbështetur vendimmarrjen si dhe të shqyrtojnë sfidat dhe etikën që lidhen me përdorimin e AI në biznes.

Hyrje në Inteligjencën Artificiale, 6 ECTS

Lënda Hyrje në inteligjencën artificiale ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e inteligjencës artificiale në mënyrë që studentët të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur të aplikojnë parimet bazë për zgjidhjen e problemeve.

Statistika dhe Probabiliteti, 7 ECTS

Lënda mbulon thellësisht konceptet e Programimit të Orientuar në Objekte (OOP), menaxhimin dhe përpunimin efikas të të dhënave, si dhe përdorimin e bibliotekave të fuqishme si NumPy, Pandas dhe Matplotlib për zhvillim dhe analizë të të dhënave. Përveç këtyre, studentët do të trajnohen edhe në menaxhimin e skedarëve, integrimin me burime të jashtme të të dhënave dhe përdorimin e teknikave për optimizim të kodit.

Programimi i Avancuar në Python, 7 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri themelore dhe të avancuara në teorinë e statistikës dhe probabilitetit, duke u fokusuar në aplikimin e këtyre koncepteve për të analizuar dhe interpretuar të dhëna në fusha të ndryshme shkencore dhe praktike. Lënda do të përfshijë konceptet bazë të statistikës, shpërndarjeve probabilistike, inferencës statistikore, si dhe metodat e përmbledhjes dhe analizës së të dhënave.

Sistemet e Bazave të të Dhënave, 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuritë themelore mbi bazat e të dhënave, duke përfshirë konceptet kryesore, modelet e të dhënave dhe rëndësinë e hartimit të kujdesshëm të një baze të të dhënave. Gjithashtu, lënda synon të prezantojë sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave (DBMS) me një fokus të veçantë në mënyrat për të organizuar, mirëmbajtur dhe shfrytëzuar informacionin në mënyrë efikase dhe efektive.

Anglisht e Avancuar, 4 ECTS

Kjo lëndë synon zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve në kontekstin e informatikës, duke përfshirë leximin, dëgjimin, të folurin dhe të shkruarit. Fokus i veçantë i jepet gramatikës së avancuar dhe funksioneve gjuhësore, si dhe terminologjisë teknike me rreth 400 terma të specializuar.

Matematika Logjike, 4 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me konceptet dhe mjetet themelore të matematikës logjike, duke përfshirë teorinë e logjikës, provat logjike, strukturat diskrete dhe aplikimet e tyre në shkencat kompjuterike. Lënda do të përfshijë koncepte si logjika propozicionale dhe predikative, teorinë e grupeve, funksionet dhe relacione, dhe bazat e analizës së strukturave formale.

Viti II

Inxhinieria e Softuerit për AI, 6 ECTS

Ky kurs prezanton parimet dhe praktikat e inxhinierisë së softuerit të përshtatura posaçërisht për sistemet e bazuara në inteligjencën artificiale. Studentët do të mësojnë si të projektojnë, zhvillojnë, testojnë, vendosin dhe mirëmbajnë aplikacione të inteligjencës artificiale.

Mësimi i Makinave (Machine Learning), 6 ECTS

Studentët do të mësojnë të përdorin algoritme të mësimit të mbikëqyrur dhe të pambikëqyrur, të zbatojnë metoda të parapërpunimit dhe ndarjes së të dhënave, si dhe të punojnë me biblioteka të njohura të mësimit të makinerisë, si Scikit-Learn dhe TensorFlow.

Të Dhëna të Mëdha (Big Data), 6 ECTS

Kjo lëndë synon të pajisë studentët me njohuri themelore rreth Big Data, përfshirë të dhënat e strukturuara dhe të pastrukturuara. Studentët do të mësojnë teknologjitë kryesore të Big Data, terminologjinë përkatëse dhe do të njihen me sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me sigurinë e saj.

Menaxhimi i Projekteve, 6 ECTS

Studentët do të njoftohen me konceptet dhe teknikat e menaxhimit të projekteve. Ata do të aftësohen t’i identifikojnë, njohin dhe përdorin grupet e proceseve gjatë realizimit të projekteve. Objektivi kryesor i kësaj lënde është të prezantojë studentin me botën e pasur e menaxhimit të projekteve, metodologjitë e menaxhimit dhe aplikimit të tyre në shkallë globale.

Modelimi i të Dhënave, 4 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët e Shkencave Kompjuterike të fitojnë njohuri mbi konceptet dhe teknikat bazë të kombinatorikës dhe teorisë së grafëve. Lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe praktike të studentëve, të nxisë punën individuale dhe në grup, dhe të sigurojë literaturë të mjaftueshme për studim.

Fizika, 4 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga shumica e lëmive të fizikës. Këto njohuri jan me rëndësi të dorës së parë edhe për shkencat kompjuterike, kur kërkohet zhvillimi i programeve kompjuterike për zbatime të ndryshme në industri, në hulumtime shkencore, por edhe në medicinë, në parashikimin e motit, në rregullimin e komunikacionit, në lojëra kompjuterike etj.

Etika dhe Ndikimi Shoqëror i AI, 6 ECTS

Qëllimi i lëndës “Etika dhe ndikimi social i AI-së” është t’i aftësojë studentët të identifikojnë dhe të eksplorojnë çështjet etike të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) dhe ndikimi i tyrre në shoqëri. Këto çështje përfshijnë: përgjegjësinë e zhvilluesve të AI-së, ndikimin e AI-së në punësim, privatësi, pronësi intelektuale, si dhe sfidat që shfaqen në implementimin e AI në sektorë të ndryshëm të shoqërisë.

Web Scraping, 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për mbledhjen automatike të të dhënave nga interneti duke përdorur teknikat e scraping-ut të web-it dhe API-ve. Lënda synon t’i familjarizojë studentët me arkitekturën bazë të web-it dhe transmetimin e të dhënave, si dhe të ofrojë praktika të mira për zgjidhjen e sfidave të mbledhjes së të dhënave.

Projekt, 8 ECTS

Lënda Projekt ka për qëllim ta njoftoi studentin me gjuhët programuese dhe teknologjitë bashkëkohore që përdoren në kompanitë që merren me zhvillim softueri në Kosovë. Në mënyrë specifike lënda synon që ta përgatisë studentin (studenten) për tregun konkurrent të punës.

Shërbimet e Cloud Computing, 6 ECTS

Lënda synon t’i njoftojë studentët me hapësira të reja për ndërtimin e aplikacioneve duke përdorur aplikacione të gatshme dhe infrastrukturë kompjuterike të paracaktuar në cloud. Studentët do të mësojnë të dallojnë nëse është më e leverdishme të përdoret sistemi klasik i TI-së apo infrastruktura në cloud.

Interneti i Gjërave (IoT), 4 ECTS

Lënda Interneti i Gjërave (IoT) është një kurs për paradigmën e re të objekteve që ndërveprojnë me njerëzit, me sistemet e informacionit dhe me objekte të tjera. Kursi do të fokusohet në të menduarit krijues dhe në zhvillimin praktik të projektit.

Robotika, 4 ECTS

Qëllimi i lëndës Robotikë është të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në ndërtimin dhe programimin e robotëve, duke integruar koncepte të inteligjencës artificiale. Studentët do të mësojnë të zhvillojnë zgjidhje autonome, të përdorin sensorë, algoritme dhe teknika të mësimit makinerik në sistemet robotike.

Viti III

Vizion Kompjuterik (Computer Vision), 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për të kuptuar dhe aplikuar teknikat kryesore të vizionit të kompjuterizuar, duke përfshirë përpunimin e imazheve, njohjen e objekteve, klasifikimin e imazheve dhe zbatimin e algoritmeve të avancuar të të mësuarit të thellë (deep learning).

Teoria e Grafëve dhe Rrjetet Neurale, 8 ECTS

Lënda synon të aftësojë studentët me njohuri mbi konceptet bazë të teorisë së grafeve dhe rrjeteve neurale, si dhe aplikimin e tyre praktik. Studentët përgatiten të analizojnë, vlerësojnë dhe komentojnë punën e tyre dhe të tjerëve në mënyrë kritike dhe të strukturuar.

Algoritmet e Optimizimit, 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të prezantojë studentët dhe parimet bazë të optimizimit. Lënda mbulon fushat kryesore të aplikimit dhe algoritmet kryesore të optimizimit. Lënda do të prezantojë bazat e algoritmeve mbi optimizimin e vazhdueshëm, duke filluar nga algoritmet klasike drejt atyre më të sofistikuara.

Mësimi i Thellë (Deep Learning), 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është të mundësojë që studentët të kuptojnë dhe të aplikojnë njohuritë dhe teknikat e mësimit të thellë (Deep Learning), përmes studimit të modeleve lineare dhe rrjeteve neurale. Ata do të mësojnë metoda optimizimit, teknikën e backpropagation, dhe përdorimin e rrjeteve nervore konvolucionale (CNN) dhe LSTM për probleme të ndryshme.

Shkenca e të Dhënave (Data Science), 4 ECTS

Studentët do të mësojnë të përdorin gjuhën programuese Python dhe bibliotekat kryesore për përpunimin, analizimin dhe vizualizimin e të dhënave. Kjo lëndë synon të zhvillojë aftësitë e studentëve për të zbatuar teknika dhe metoda të analizës statistikore dhe të interpretojnë rezultatet përmes projekteve praktike dhe ushtrimeve laboratorike.

Përpunimi i Gjuhës Natyrore (NLP), 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi të thelluara mbi arkitekturën dhe zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale (AI). Lënda fokusohet në konceptet bazë të arkitekturës së sistemeve AI, dizajnimin e moduleve të inteligjencës, dhe integrimin e modeleve të të mësuarit të thellë për të ndërtuar zgjidhje të fuqishme dhe të shkallëzueshme.

Teknologjia Blockchain dhe Zbatimet e Saj, 6 ECTS

Përmes mësimit teorik dhe praktikës laboratorike, studentët do të zhvillojnë aftësi për të implementuar algoritme dhe për të ndërtuar aplikacione të orientuara në zgjidhjen e problemeve reale, të cilat përmirësojnë teknologjitë ekzistuese dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqëri dhe biznes.

Bioinformatika, 4 ECTS

Përmes kombinimit të teorisë dhe praktikës, studentët do të mësojnë si të aplikojnë teknologjinë blockchain në fusha të ndryshme duke u fokusuar në inovacion, siguri dhe decentralizim. Lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe teknike të studentëve për t’i përgatitur ata në krijimin dhe implementimin e zgjidhjeve të avancuara të bazuara në blockchain.

Siguria e Sistemeve Inteligjente, 4 ECTS

Studentët do tu ofrohen njohuri që të zhvillojnë software dhe algoritme për të kuptuar proceset biologjike. Ata do të jenë të përfshirë kryesisht në kërkime në zonat e genomikës, proteomikës dhe biologjisë molekulare. Studentëve gjithashtu do tu ofrohen njohuri për zhvillimin dhe përdorimin e algoritmeve kompjuterikë për të analizuar të dhënat gjenetike dhe biologjike, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e bazës të të dhënave.

Teza e Bachelorit, 14 ECTS

Kjo lëndë është projektuar për të ofruar një kuptim të thellë dhe praktik të aspekteve të sigurisë në sistemet inteligjente, duke përfshirë inteligjencën artificiale (AI), mësimin e makinerisë (ML), sistemet autonome, shërbimet inteligjente etj. Me avancimin e teknologjisë dhe integrimin e sistemeve inteligjente në çdo aspekt të jetës sonë, siguria e këtyre sistemeve ka marrë një rëndësi kritike.