Programi BA profesional në Programim të Lojërave Kompjuterike synon t’i ofrojë studentëve një përvojë të fokusuar në fushën e programimit të lojërave kompjuterike. Synimi ynë në thelb është të përgatisim studentët për të kuptuar thellësisht përdorimin dhe zhvillimin e lojërave kompjuterike dhe avancimin e tyre në këtë fushë. Përpos programeve të tjera të FSHK-së të cilat fokusohen në Inxhinieri Softuerike apo Programim të përgjithshëm, programimi i lojërave kompjuterike i ofron studentëve mundësi të thellojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në mënyrë të specializuar në programimin e lojërave kompjuterike, përfshirë dizajnimin e lojërave, aspektet etike të programimit të lojërave kompjuterike, implikimet e inteligjencës artificiale në këtë fushë, konceptimin dhe menaxhimin e projekteve, përdorimin e marketingut dhe komercializimin e lojërave kompjuterike, etj.
Misioni i programit BA profesional Programim i Lojërave Kompjuterike është që “përmes koncepteve teorike dhe praktikave të pajis studentët me njohuri dhe shkathtësitë në fushën e programimit të lojërave kompjuterike, të cilat i mundësojnë studentëve të zhvillojnë kuriozitetin dhe inovacionin, të cilët aftësohen t’i përgjigjen të ardhmes së teknologjisë, dhe të cilët ofrojnë zgjidhje kreative në kohën digjitale”.
Pas përfundimit me sukses të programit BA profesional në Programim i Lojërave Kompjuterike, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri:
Shkathtësi
Kompetenca
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA profesional në Programim kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 100 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin BA Profesional në Programim i Lojërave Kompjuterike zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Programim tё lojërave Kompjuterike.
Studentët e programit Programim i Lojërave Kompjuterike aftësohen në fushat e programimit të lojërave, dizajnit të lojërave, animacionit 2D dhe 3D, grafikës kompjuterike, inteligjencës artificiale për lojëra, realitetit virtual (VR) dhe atij të shtuar (AR), si dhe në menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin e platformave interaktive.
Të diplomuarit e këtij programi kanë mundësi të punësohen në studio zhvillimi lojërash, kompani të prodhimit multimedial, agjenci të marketingut digjital, kompani të teknologjisë informative dhe kreative, si dhe në sektorin e edukimit dhe inovacionit teknologjik.
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit janë të përgatitur për pozita si:
Në programin Programim i Lojërave Kompjuterike zbatohen metoda të ndryshme dhe të përshtatshme vlerësimi përmes testeve të ndërmjetme, provimeve me shkrim dhe vlerësimeve praktike, projekteve, detyrave individuale dhe prezantimeve. Studentët demonstrojnë kompetencat e tyre përmes detyrave të programimit, zhvillimit të aplikacioneve, data bazave dhe lojërave, si dhe projekteve laboratorike që vlerësojnë zbatimin praktik të koncepteve, zgjidhjen e problemeve dhe aftësinë për të përdorur teknologjitë bashkëkohore të zhvillimit të lojërave. Aftësitë komunikuese vlerësohen përmes prezantimeve me gojë, ndërsa puna praktike në mjedise reale profesionale vlerësohet nga mentorët përkatës në kompani.
BRAKTISJA E STUDIMEVE <nuk aplikohet
PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE > nuk aplikohet
SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME nuk aplikohet
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:
Lënda “Bazat e Programimit” ka për qëllim të njohë studentët me programimin kompjuterik dhe t’u mundësojë atyre të fitojnë praktikat fillestare në shkrimin e kodit për zgjidhjen e problemeve. Kjo lëndë është një lëndë themelore në kuadër të programit studimor dhe përbën një parakusht të rëndësishëm për modulet e avancuara të programimit.
Qëllimi i lëndës “Hyrje në Zhvillimin e Lojërave Kompjuterike” është të ofrojë studentëve njohuri themelore mbi konceptet, proceset dhe mjetet e zhvillimit të lojërave. Studentët do të mësojnë bazat e dizajnit, programimit, grafikës dhe interaktivitetit në lojëra, duke zhvilluar aftësi praktike për krijimin e projekteve të thjeshta.
Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca mbi bashkësitë, logjikën matematike, numrat realë, matematikën diskrete, barazimet dhe pabarazitë lineare me një të panjohur, matricat, determinantët, sistemet e barazimeve lineare, funksionet lineare, vargjet dhe seritë, kufirin e funksionit dhe derivatin e funksionit. Të gjitha këto koncepte dhe teknika matematikore do të trajtohen me theks të veçantë në aplikimin e tyre në programimin për lojërat kompjuterike.
Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohuri bazë mbi teorinë e grafëve dhe aplikimin e saj në zhvillimin e lojërave kompjuterike. Studentët do të mësojnë struktura si nyjet, lidhjet, rrugët dhe algoritmet, të cilat përdoren për logjikën, rrjetet dhe lëvizjen në lojëra.
Lënda ka për qëllim të përgatisë studentët për të kuptuar, komunikuar dhe përdorur gjuhën angleze. Synon përmirësimin e aftësive komunikuese në anglisht në mjedisin e punës, duke përfshirë fjalorin dhe kontekste specifike për karrierat në shkencat kompjuterike. Çdo njësi e këtij kursi ofron mundësi që studentët të zotërojnë katër aspektet kryesore të gjuhës: leximin, dëgjimin, të folurin dhe të shkruarit.
Qëllimi kryesor i lëndës është të pajisë studentët me njohuri, aftësi dhe kompetenca në lidhje me karakteristikat e përgjithshme që njeriu si qenie posedon, si dhe njohuri të përgjithshme mbi ndërfaqen Njeri-Kompjuter. Gjatë kësaj lënde, studentët do të mësojnë për karakteristikat e përgjithshme të kompjuterit dhe mundësitë e ndërveprimit të njeriut me të.
Lënda synon t’u ofrojë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse mbi parimet dhe teknikat e dizajnimit të lojërave, t’i aftësojë ata të konceptojnë dhe zhvillojnë ambiente tërheqëse lojërash, të përdorin mjete të ndryshme të zhvillimit, si dhe të analizojnë dhe prezantojnë ide origjinale të lojërave.
Qëllimi kryesor i lëndës është të njohë studentët me konceptet bazë të bashkësive, funksioneve, kombinimeve dhe permutacioneve, relacioneve dhe grafëve, me fokus në aplikimin e tyre në shkencat kompjuterike. Lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike, punën individuale dhe në grup, dhe zgjidhjen e problemeve praktike.
Lënda synon t’u ofrojë studentëve njohuri themelore mbi organizimin, ruajtjen dhe manipulimin e të dhënave në mjedisin kompjuterik. Konkretisht, studentët do të njihen me natyrën dhe karakteristikat e të dhënave, strukturat si vargjet, listat, tabelat dhe grafët, algoritmet për kërkim, renditje dhe modifikim, si dhe me konceptet bazë të sigurisë së të dhënave si enkriptimi dhe kontrolli i qasjes.
Kjo lëndë u ofron studentëve një njohje të thelluar mbi arkitekturën e lojërave kompjuterike. Studentët do të mësojnë për teknologjitë më të fundit, parimet e arkitekturës softuerike në kontekstin e lojërave, struktura arkitekturore të disa prej lojërave më të mëdha dhe ndryshimet mes zhanreve dhe ndikimin e tyre në dizajn.
Lënda synon të mësojë studentët mbi etapat që kalon një projekt zhvillimi loje, si dhe gjuhën UML për analizë dhe dizajnim të orientuar drejt objekteve. Studentët do të njihen me diagramet që UML ofron për secilën fazë të projektit dhe me mjetet për vizualizimin e tyre, si Microsoft Project dhe Visio.
Lënda Bazat e DevOps-it dhe Sigurisë synon t’u japë studentëve njohuri themelore për parimet dhe praktikat e DevOps-it, automatizimin dhe menaxhimin e infrastrukturës si kod. Gjithashtu, zhvillon aftësi për integrimin e masave të sigurisë në proceset DevOps, duke siguruar zhvillim efikas dhe të sigurt të softuerit.
Lënda synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi mbi konceptet bazë të programimit të lojërave kompjuterike. Studentët do të përdorin teknika bashkëkohore të programimit të lojërave, do të zbatojnë parimet e programimit të orientuar nga objektet, do të përdorin bibliotekat për programim lojërash dhe IDE me gjuhën C#.
Lënda synon të pajisë studentët me njohuri teorike dhe aftësi praktike për ndërtimin e kompetencave në fushën e bazave të të dhënave. Studentët do të mësojnë për karakteristikat e përgjithshme të bazave të të dhënave, modelimin, përdorimin e modelit ER dhe SQL, si dhe ndërtimin e bazave sipas ciklit të zhvillimit.
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’u ofrojë studentëve përvojë praktike në zhvillimin e programeve kompjuterike duke aplikuar njohuritë mbi programimin bazë dhe strukturat e të dhënave. Studentët do të zhvillojnë, testojnë dhe optimizojnë aplikacione, duke përmirësuar aftësitë analitike dhe zgjidhjen e problemeve përmes një projekti individual.
Lënda synon të pajisë studentët me njohuri të thelluara mbi strategjitë dhe proceset e komercializimit në industrinë e lojërave kompjuterike. Studentët do të mësojnë për marketingun, planifikimin strategjik dhe bashkëpunimin në ekip, si dhe për historikun, zhvillimin e tregut dhe trendet aktuale në këtë industri.
Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët e Shkencave Kompjuterike të fitojnë njohuri mbi konceptet dhe teknikat bazë të kombinatorikës dhe teorisë së grafëve. Lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe praktike të studentëve, të nxisë punën individuale dhe në grup, dhe të sigurojë literaturë të mjaftueshme për studim.
Qëllimi i lëndës është të përgatisë studentët me njohuri dhe aftësi profesionale për zhvillimin e algoritmeve të avancuara të inteligjencës artificiale, analizën e sjelljes së lojtarëve dhe trendet e reja në industrinë e lojërave. Lënda mbulon gjithashtu përdorimin e AI në dizajn, zhvillim dhe modele biznesi.
Kjo lëndë është vazhdim i lëndës Programimi i Lojërave Kompjuterike I, me qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive në programim, veçanërisht në konceptet e avancuara të programimit të lojërave 2D. Studentët do të aplikojnë konceptet e programimit, do të zgjidhin probleme praktike dhe do të përdorin mjedisin Unity për zhvillimin e lojërave.
Qëllimi kryesor i lëndës është të ofrojë përvojë praktike në zhvillimin e programeve kompjuterike duke aplikuar njohuritë nga programimi i avancuar (OOP) dhe menaxhimi i bazave të të dhënave. Studentët do të konceptojnë, zhvillojnë dhe testojnë një lojë individuale që përfshin këto koncepte gjatë gjithë semestrit.
Lënda synon t’i mësojë studentët të programojnë lojëra për pajisje mobile me sistemin operativ Android dhe t’i përgatisë për tregun konkurrues të punës. Studentët do të përdorin Android Studio dhe gjuhën Java për programim, si dhe SQL për ruajtjen lokale të të dhënave të lojës.
Lënda synon t’u ofrojë studentëve një kuptim të thellë mbi konceptet bazë dhe teknikat e avancuara të integrimit të teknologjive audio dhe vizuale në programimin e lojërave kompjuterike. Përfshin dizajnin e zërit, programimin grafik, animacionin dhe integrimin në motorët e lojërave.
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi të thelluara në zhvillimin e lojërave 3D duke përdorur mjedise moderne si Unity dhe Unreal Engine. Studentët do të mësojnë matematikën 3D, modelimin, ndërtimin, ndriçimin, dhe programimin e lëvizjeve fizike për të krijuar një lojë 3D funksionale.
Qëllimi i lëndës është të përgatisë studentët me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat për të menaxhuar me sukses projekte në industrinë e zhvillimit të lojërave. Studentët do të mësojnë metodologjitë e menaxhimit, strukturën e lojërave, planifikimin, menaxhimin e rreziqeve dhe kontrollin e cilësisë së projekteve.
Qëllimi kryesor i lëndës është t’u ofrojë studentëve përvojë praktike në zhvillimin e lojërave 2D/3D dhe mobile, duke aplikuar njohuritë nga programimi i lojërave, realiteti virtual dhe zhvillimi për pajisje mobile. Studentët do të mësojnë të planifikojnë, zhvillojnë dhe testojnë programe komplekse lojërash.
Lënda synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi praktike në teknologjitë AR/VR. Studentët do të mësojnë konceptet bazë, zhvillimin e aplikacioneve, historikun, trendet aktuale dhe aplikimet në fusha të ndryshme si argëtimi, arsimi dhe shëndetësia.
Lënda synon të njohë studentët me dinamikat unike të rrjeteve sociale në mjediset e lojërave, ndikimin e tyre në ndërveprimin dhe angazhimin e lojtarëve. Studentët do të mësojnë të dizajnojnë lojëra me integrim efektiv të rrjeteve sociale, duke adresuar çështje etike, privatësie dhe sigurie, dhe përgatiten për karrierë në industrinë e lojërave.
Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët në vlerësimin e rrezikut dhe menaxhimin e tij në sisteme të ndryshme. Studentët do të mësojnë modele të menaxhimit të rrezikut dhe teknika të reagimit ndaj incidenteve, duke kuptuar rëndësinë e këtyre proceseve.
Qëllimi i lëndës Punë Praktike para diplomimit është të sigurojë përvojë reale në fushën e studimit. Studentët do të aplikojnë njohuritë teorike në situata pune, duke zhvilluar aftësi profesionale përmes punës në projekte të zhvillimit të lojërave kompjuterike në mjedis real.
Qëllimi kryesor i lëndës Projekti Final i Diplomës është t’i mundësojë studentëve të shkruajnë një tezë përmes një procesi të vazhdueshëm dhe të përqendruar. Shkrimi, prezantimi dhe hulumtimi ndërveprojnë për të arritur cilësinë dhe ekselencën e projektit final.