Siguri Kibernetike

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi i studimit BA Profesional në Siguri Kibernetike ka për qëllim që të ndërtoj një komunitet ekspertësh dhe të përmirësoj kompetencat institucionale të përdoruesve përmes edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike. Programi synon që të aktivizojë dhe të mbështesë një kulturë që vlerëson sigurinë e informacionit dhe punon për të zvogëluar rrezikun përmes zhvillimit dhe përsosjes së procedurave që sigurojnë se operacionet e sigurisë dhe vlerësimet e rrezikut kryhen në një mënyrë të qëndrueshme dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Misioni

Programi i studimit BA Profesional në Siguri Kibernetike ka si mision që “të përgatisë profesionistë të sigurisë kibernetike në mjediset akademike dhe industriale, përmes një programi cilësor që fokusohet në integrimin e teorive shkencore dhe trajnimit praktik, të cilët do të kenë ekspertizën e nevojshme për të udhëhequr, projektuar dhe zhvilluar projekte në fushën e llojeve të ndryshme të sigurisë kibernetike”.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit me sukses të programit BA profesional në Siguri Kibernetike, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi

Kompetenca

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA profesional në Siguri Kibernetike kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 70 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Profesional në Siguri Kibernetike zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Siguri Kibernetike.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Programi synon të përgatisë ekspertë që zotërojnë njohuri dhe aftësi praktike për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar kërcënimet kibernetike, duke i pajisur studentët me kompetenca në fushat e kriptografisë, analizës së malware-it, sigurisë së rrjeteve, menaxhimit të incidenteve dhe sё drejtës sё IT & Cyber Law.

Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit janë të përgatitur për të punuar në role të tilla si:

Përveç punësimit në kompani të TIK-ut, të diplomuarit mund të gjejnë mundësi në institucione publike, organizata financiare, kompani telekomunikimi dhe agjenci ndërkombëtare që kërkojnë ekspertizë në mbrojtjen e të dhënave dhe infrastrukturave kritike.

Metodat e vlerësimit

Në programin Siguri Kibernetike zbatohen metoda të ndryshme dhe të përshtatshme vlerësimi përmes testeve të ndërmjetme, provimeve me shkrim, vlerësimeve praktike, projekteve, detyrave individuale dhe prezantimeve. Studentët demonstrojnë kompetencat e tyre përmes detyrave që lidhen me analizën e rreziqeve, programimin, administrimin e rrjeteve, menaxhimin e sistemeve dhe zhvillimin e zgjidhjeve të sigurisë. Po ashtu, projektet laboratorike vlerësojnë zbatimin praktik të koncepteve të sigurisë kibernetike, aftësinë për zgjidhjen e problemeve dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore të mbrojtjes së të dhënave dhe infrastrukturës digjitale.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <15%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Programim Kompjuterik I (Python) - 8 ECTS

Kjo lëndë ofron hyrje në konceptet e programimit duke njoftuar studentët me teknikat bazë të zhvillimit të programeve për të zgjidhur probleme të ndryshme elementare.

E Drejta e Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike - 8 ECTS
Hyrje në Sigurinë Kibernetike - 6 ECTS

Në kuadër të lëndës “Introduction to Cybersecurity” qëllimi kryesor është:

-Të aftësojë studentët në aspektet e sigurisë kibernetike.

-Të ju ofroj studentëve njohuri bazë për sigurinë kibernetike.

-Të inkurajojë të hulumtojn në aspektet e sigurisë.

-Të përgadis studentët të mbrohen nga kërcenimet, sulmet kibernetike dhe aspektet tjera të sigurisë dhe privatësisë.

Anglisht për Teknologjinë e Informacionit - 8 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të studentit në kontekts të informatikës dhe teknologjisë informative me theks në lexim, dëgjim, tëfolur, dhe tëshkruar-në këtë radhitje.

Hyrje në bazën e të dhënave - 7 ECTS

Qëllimi i lëndës është tu ofroj studentëve  njohuritë themelore në lidhje me bazat e të dhënave, konceptet themelore, llojet e ndryshme të databazave dhe pse hartimi i bazës së të dhënave është kaq i rëndësishëm.

Për më tepër, të paraqes një hyrje në sistemet e menaxhimit të bazës së të dhënave, me theks të veçantë në mënyrën se si të organizohet, mirëmbahet dhe të merret – në mënyrë efikase dhe efektive – informacioni nga një bazë e të dhënave.

Kriptografia dhe Siguri e Informacionit - 6 ECTS

Në kuadër të lëndës “Kriptografi dhe Siguri e Informacionit” qëllimi kryesor është që të aftësojë studentët  me aspektet kryesore të kriptografisë dhe t’ ju ofroj atyre njohuri mbi sigurinë e informacionit dhe shfrytëzimin e teknikave të ndryshme dhe algoritmeve të kriptografisë,etj.

Sistemet Operative UNIX/Linux - 7 ECTS

Ne këtë lënde studentet do te përfitojnë njohuri mbi sistemet Linux, që njihen për burimet e hapura, dhe fleksibilitetin që ato ofrojnë.Do të mësohet edhepër Red Hat SO Linux, komandat bazike dhe veglat qe i ofron për përdorim komercial.

Ky modul përgatitë kandidatin edhe për certifikimin ndërkombëtare Certified System Administrator

Projekt Laboratorik - 10 ECTS

Qëllimi i modulit është që studentet të mësojnë dhe të familjarizohen për pune ekipore dhe për aftësimin e tyre për zgjidhjen e problemeve në fusha të ndryshme te sigurisë kibernetike. Varësisht nga tema e projektit, studentet mund te ndahen ne ekip dhe te bëjnë ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, apo mund te punojnë ne forme individuale.

Studentet do te njoftohen me karakteristikat e një mjedisi industrial dhe do te jene ne gjendje qe ti transferojnë njohuritë e fituara ne projektet e tyre.

Viti II

Siguria në rrjetat kompjuterike I – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është vetëdijësimi i studentëve për rreziqet dhe dobësitë në rrjetet kompjuterike, njohja me mbrojtjen kundër qasjeve të paautorizuara dhe kërcënimeve, si dhe përdorimi i mjeteve të avancuara për siguri. Synohet nxitja e kërkimit për zgjidhje të qëndrueshme.

Inteligjenca Artificiale në Siguri Kibernetike – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës “Artificial Intelligence në Siguri Kibernetike” është të aftësojë studentët në përdorimin e inteligjencës artificiale për zbulimin e malware dhe anomalive në rrjet, t’u ofrojë njohuri mbi AI në siguri kibernetike dhe t’i përgatisë për automatizimin e proceseve të sigurisë.

Siguria e Web aplikacioneve - 5 ECTS

Lënda “Siguria e ueb aplikacioneve” synon t’u ofrojë studentëve njohuri për dobësitë dhe sulmet në ueb aplikacione, identifikimin e tyre dhe mënyrat e mbrojtjes. Fokusohen karakteristikat e dobësive, teknikat e sulmeve dhe teknologjitë mbrojtëse për rritjen e sigurisë në këto aplikacione.

Projekt – 10 ECTS

Qëllimi i modulit është të aftësojë studentët në punë ekipore dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e sigurisë kibernetike. Studentët do të ndahen në ekipe ose do të punojnë individualisht, duke aplikuar njohuritë në projekte që fokusohen në sigurinë e rrjeteve dhe aplikacioneve ueb.

Testimi i Penetrimit i Big Data dhe Sigurisë sё IoT - 3 ECTS

Qëllimi i lëndës “Big Data & IoT Security Penetration Testing” është të aftësojë studentët me njohuri rreth të dhënave të mëdha dhe sigurisë në Big Data dhe IoT. Studentët inkurajohen të realizojnë projekte praktike dhe punime që trajtojnë teknikat dhe aspektet e sigurisë në këto fusha.

Teknikat e Autentifikimit – 3 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen dhe të përvetesojnë teknikat kryesore të autentikimit, duke përfshirë metodat biometrike, fjalëkalimet dhe autentifikimin permes protokolleve kriptografike.

Siguria e Rrjetave Kompjuterike II - 6 ECTS

Lënda Siguria në rrjetat kompjuterike 2 ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të avancuara të studentëve, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e  rrjetave kompjuterike në mënyrë që studentët të jenë në gjendje që në mënyrë të pavarur të aplikojnë njohurite dhe shkathtësitë për avancimin e sigurisë në nivele optimale.

Testimi i Penetrimit dhe Menaxhimi i Incidenteve - 6 ECTS

Qëllimi i lëndës “Penetration Testing and Incident Handling” është të aftësojë studentët në realizimin e testeve të penetrimit dhe menaxhimin e incidenteve. Lënda ofron njohuri praktike dhe teorike, duke i inkurajuar studentët të hulumtojnë dhe të kuptojnë rëndësinë e sigurisë kibernetike.

Siguria e Sistemeve Operative – 5 ECTS

Në mënyrë specifike lënda synon të: aftësoj studentët në mbrojtje te sistemeve operative kompjuterike duke demonstruar aftësi të mbështetjes së serverit dhe zbatimin e sistemeve të sigurisë OS, të identifikojnë kërcënimet e sigurisë, dobësitë dhe të monitorojnë implementimet e sigurisë së rrjetit.

Projekt – 10 ECTS

Qëllimi i modulit është të aftësojë studentët për punë ekipore dhe zgjidhjen e problemeve në fusha specifike të specializimit. Studentët fitojnë përvojë në menaxhimin e projekteve dhe dokumentimin e tyre, me fokus në sigurinë kibernetike dhe komunikimin e sigurt në mjedise industriale.

Virtualizimi dhe Siguria në Cloud – 3 ECTS

Qëllimi i lëndës “Virtualization and Cloud Security” është të aftësojë studentët me njohuri mbi virtualizimin dhe sigurinë në cloud. Studentët do të hulumtojnë teknikat e mbrojtjes së të dhënave dhe do të përgatiten për të siguruar infrastrukturën dhe shërbimet në mjedise cloud.

Programim Kompjuterik II (Python) - 3 ECTS

Qëllimi i lëndës “Computer Programming II (Python)” është të aftësojë studentët në programimin e avancuar dhe konceptet e programimit të orientuar në objekte (OOP). Studentët inkurajohen të zgjidhin detyra dhe të zhvillojnë aplikacione dhe skripta duke përdorur gjuhën Python.

Viti III

Forenzika digjitale - 5 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij moduli është që të kuptohen dhe aplikohen konceptet themelore teorike dhe teknike të forenzikes digjitale. Ky kurs mbulon fazat kryesore të hetimit digjital si ruajta dhe analiza e të dhënave në kujtesa (memorie) të ndryshme.

Qëllimi kryesor i këtij moduli është që studentet të hulumtojnë se si do të përdorin teknikat digjitale për të ekzaminuar krimet digjitale. Pas përfunimit të modulit, studentet mund të aplikojnë mjete forenzike për të kryer hetime digjitale.

Testimi i penetrimit II - 6 ECTS

Lënda ka për qëllim të mësoj dhe të aftësoj studentët që të bëjë identifikimin e dobësive të sigurisë në Infrastrukturën e TI-së duke përfshirë rrjetin kompjuterik, pajisjen kompjuterike dhe softuerët.

Moduli do të përfshij metodologjitë e Testimit të Penetrimit qe përdorën për të vlerësuar sigurinë e  infrastrukturës së TI-së dhe analizimin e dobësive të gjetura.

Siguria e Bazës së të Dhënave dhe Aplikacioneve - 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët me njohuri mbi sigurinë e bazave të të dhënave dhe aplikacioneve. Studentët do të mësojnë konceptet kryesore të sigurisë së të dhënave dhe do të inkurajohen të hulumtojnë çështje praktike në këtë fushë.

Projekt - 10 ECTS

Studenti merr njohuri të hollësishme për projekt-menaxhimin. Gjithashtu studenti fiton mësim plotësues në përputhje me fushë të veçantë të specializimit. Projektet do të bazohen në fushën e teknologjisë ku studentët do të jenë të lirë në zgjedhjen e projekteve që lidhen me fushën e studimeve siguria kibernetike në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira në projektet e tyre.

Analiza e Malware-it - 3 ECTS

Qëllimi i lëndës “Malware Analysis” është të aftësojë studentët në identifikimin dhe analizën e malware-ve. Studentët do të marrin njohuri mbi teknikat moderne të analizës së kodeve me qëllim të keq dhe do të inkurajohen të hulumtojnë format dhe sjelljet e ndryshme të tyre.

Siguria e pajisjeve mobile – 3 ECTS

Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët me njohuri mbi sigurinë e pajisjeve mobile dhe platformat si Android, iOS dhe Windows Phone. Studentët do të hulumtojnë rreziqet dhe modelet e sigurisë dhe do të përgatiten profesionalisht për mbrojtjen e tyre.

Menaxhimi i Rrezikut dhe Reagimi ndaj Incidenteve - 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët në vlerësimin e rrezikut dhe menaxhimin e tij në sisteme të ndryshme. Studentët do të mësojnë modele të menaxhimit të rrezikut dhe teknika të reagimit ndaj incidenteve, duke kuptuar rëndësinë e këtyre proceseve.

Siguria dhe privatësia në rrjetet sociale – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët me njohuri mbi sigurinë dhe privatësinë në rrjetet sociale, ndikimin e e-krimit, reputacionin dhe kredibilitetin online, si dhe çështjet ligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë në këto platforma.

Projekt (Tema e diplomёs) - 18 ECTS

Pas përfundimit të të gjitha provimeve, studenti kontakton me një profesor nga fusha e cila i duket se mund të kontribuojë më shumë, dhe i cili pastaj e mentoron studentin në të gjitha fazat e krijimit të produktit final, dhe i cili mun të jetë siguria  e një aplikacioni softuerik, pajisjeve mobile, rrjeteve sociale, hulumtim shkencor ose çfarëdo punimi me vlerë shkencore nga shkencat kompjuterike.