Qëllimi programit BSc Estetikë dhe Kozmetologji është të pajisë studentët me një bazë të fortë të parimeve dhe praktikave më të mira të estetikës dhe kozmetologjisë, duke integruar njohuritë shkencore të dermatologjisё, kimisё, farmakologjisё dhe teknologjive të avancuara kozmetike.
Programi synon tëpërgatisë të diplomuarit me aftësitë e nevojshme për të kryer procedura estetike profesionale, duke përfshirë trajtime jo-invazive, kujdes të lëkurës dhe trikologji, duke garantuar respektimin e standardeve të higjienës, sigurisë dhe etikës. Programi i Estetikës dhe Kozmetologjisë së Kolegjit AAB synon të përgatisë të diplomuarit në mënyrë profesionale, të bazuar në parimet shkencore dhe praktikat themelore kirurgjikale. Programi thekson përdorimin korrekt të procedurave estetike, respektimin e protokolleve të sterilizimit dhe rëndësinë e parandalimit të transmetimit të sëmundjeve.
Programi BSc Estetikё dhe Kozmetologji nxit kreativitetin, të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, duke i mundësuar studentëve të zhvillojnë qasje inovative ndaj bukurisё dhe mirëqenies. Për më tepër, programi thekson njohuritë ndërdisiplinore, duke përfshirë menaxhimin e biznesit, marketingun dhe ndёrmarrёsinё. Programi gjithashtu promovon përgjegjësinë etike dhe ndërgjegjësimin për ndikimin social të praktikave estetike, duke siguruar që të diplomuarit të kontribuojnë pozitivisht në standardet e industrisë dhe mirëqenien e klientit.
Misioni i programit BSc Estetikё dhe Kozmetologji është të ofrojë arsimim cilësor përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke pajisur studentët me njohuri, aftësi dhe kreativitet që u nevojiten për të shkëlqyer në industrinë e bukurisë dhe mirëqenies. Programi synon të zhvillojë të menduarin kritik, ekspertizën teknike dhe praktikat etike të studentëve, në mënyrë që ata të kontribuojnë në zhvillimin e kozmetologjisë dhe në ngritjen e standardeve të kujdesit në Kosovë dhe jashtë saj.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit BSc Estetikë dhe Kozmetologji, studentët do të përvetësojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuritë
Shkathtësi
Kompetenca
Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 75 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin BSc Estetikë dhe Kozmetologji zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Shkencave në Estetikë dhe Kozmetologji.
Programi BSc Estetikë dhe Kozmetologji është hartuar duke u bazuar në nevojat reale të tregut të punës dhe në bashkëpunim të ngushtë me profesionistë të industrisë së bukurisë, duke siguruar që studentët të jenë të përgatitur në mënyrë optimale për të filluar karrierën e tyre.
Pas diplomimit, studentët mund të punësohen në qendra estetike, klinika dermatologjike, spa dhe qendra wellness, kompani të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve kozmetike, si dhe në sektorë të tjerë të kujdesit dhe mirëqenies.
Në programin Bachelor në Estetikë dhe Kozmetologji, përdoren metoda të ndryshme vlerësimi për të vlerësuar njohuritë teorike ashtu edhe aftësitë praktike të studentëve. Qëllimi është që procesi i vlerësimit të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës dhe të ndihmojë studentët të përmirësohen vazhdimisht.
Vlerësimi në programin BSc Estetikë dhe Kozmetologji ndahet në dy forma kryesore: sumative dhe formative.
Ende nuk ka tё dhёna pёr progresin e studentëve
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: