Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve

Qëllimi dhe profili i programit

Fakulteti i Shkencave Sociale, duke ofruar programin Master Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve, përgatit kuadro me një profil më ndryshe dhe më inovativ. Programi MA Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve thekson një kuptim gjithëpërfshirës të kujdesit, mirëqenies dhe edukimit të fëmijëve, me fokus të fortë në mjedisin familjar, politikat sociale dhe menaxhimin organizativ.

Programi është i strukturuar për t’u ofruar studentëve një kuptim të thellë të nevojave zhvillimore dhe mirëqenies së fëmijëve, si brenda familjes ashtu edhe në kontekste më të gjera shoqërore. Kurrikula është dizajnuar për t’i pajisur studentët me aftësinë për të interpretuar dhe përshtatur ndaj ndryshimeve në kujdesin për fëmijët, për të planifikuar dhe menaxhuar aktivitetet e kujdesit për fëmijët, si dhe për të përdorur strategji bashkëpunuese për të nxitur zhvillimin e fëmijëve. Për më tepër, studentët do të fitojnë njohuri mbi sistemin aktual social në Kosovë dhe do të vlerësojnë politikat që synojnë përmirësimin e mirëqenies në fëmijërinë e hershme duke demonstruar rëndësinë praktike të programit.

Misioni

Misioni i programit Master Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve është “të përgatisë profesionistë të specializuar për tregun e punës, për institucionet parashkollore dhe për organizatat jo qeveritare në Kosovë e më gjerë, përmes metodave të avancuara të mësimdhënies, në teori dhe praktikë, të cilët bëhen hulumtues të pavarur dhe të cilët kontribuojnë në përmirësimin e përkujdesjes dhe mirëqenies së fëmijëve si dhe udhëheqjes së institucioneve arsimore.”

Bartësit e programit të studimit

Rezultatet e të nxënit

Pas përfundimit të suksesshëm të programit MA Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve, studenti do të përvetësojë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuritë:

Shkathtësitë:

Kompetencat:

Pranimi nё studime

Pranimi i studentëve në programin MA Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve bëhet përmes një procedure publike dhe transparente e cila është konsistente dhe aplikohet në mënyrë të drejtë për të gjithë studentët njëlloj. Studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar 240 kredi (ECTS). Kriteret për pranim në studimet Master për programin MA Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve janё:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 50 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10, 11. Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në Programin MA Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve zgjasin 1 vit, 60 ECTS me gjithsej 2 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve në Përkujdesje dhe Mirëqenie të Fëmijëve.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Fakulteti i Shkencave Sociale me ofrimin e programit Master “Përkujdesje dhe Mirëqenia e Fëmijëve” synon të përgatis kuadro të një profili më ndryshe dhe më inovativ. Studentët që do të përfundojnë këtë program master do të zhvillojnë njohuri akademike dhe shkathtësi praktike për të qenë kompetent të shërbejnë si kujdestarë fëmijësh, administratorë dhe udhëheqës kopshtesh, punëtorë në institucionet sociale dhe në institucionet që merren me aplikimin e politikave sociale por edhe me dizajnimin dhe hartimin e tyre.

Metodat e vlerësimit

Qasja institucionale e vlerësimit është stimulimi i shumëllojshmërisë së metodave  të vlerësimit që janë të përshtatshme brenda fushës së shkenca sociale dhe mirëqenies sё fëmijëve. Rezultatet e të nxënit vlerësohen nëpërmjet  provimeve me shkrim ose testeve në klasë, rasteve të studimit, punimeve seminarike, detyrave individuale,  rishikimit të artikujve shkencor, prezantimeve me gojë, punës praktike, disertacionit final, etj.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >80%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve MA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Metodologjia e Hulumtimit në Shkenca Sociale - 7 ECTS

Lënda “Metodologjia e Hulumtimit në Shkenca Sociale” synon të pajisë studentët me njohuri teorike dhe shkathtësi praktike për dizajnimin dhe realizimin e hulumtimeve shkencore. Ajo përfshin identifikimin e problemeve hulumtuese, përzgjedhjen e metodologjisë, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, si dhe interpretimin dhe prezantimin e rezultateve.

Praktika Bashkëkohore dhe Strategjitë e Edukimit Në Fëmijërinë e Hershme - 6 ECTS

Lënda “Praktikat bashkëkohore dhe strategjitë e edukimit në fëmijërinë e hershme” synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, menaxhimin efektiv të klasës, planifikimin e aktiviteteve dhe orëve mësimore, si dhe nxitjen e mendimit kritik, reflektimit profesional dhe zgjidhjes kreative të problemeve në kontekstin e kurrikulës moderne.

Udhëheqja dhe Menaxhimi në Institucione Parashkollore- 6 ECTS

Lënda “Udhëheqja dhe menaxhimi në institucionet parashkollore” synon të zhvillojë tek studentët njohuri dhe aftësi për menaxhimin efektiv të institucioneve të fëmijërisë së hershme. Studentët angazhohen në hulumtime praktike mbi strukturën organizative, planifikimin zhvillimor dhe zhvillimin e kompetencave udhëheqëse, komunikimit dhe bashkëpunimit profesional.

Politikat Sociale dhe Mirëqenia në Fëmijërinë e Hershme- 6 ECTS

Lënda “Politikat sociale në fëmijërinë e hershme” synon t’u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike mbi mirëqenien sociale të fëmijëve në Kosovë, përmes analizës së politikave, legjislacionit dhe praktikave bashkëkohore. Studentët zhvillojnë aftësi për të kuptuar sfidat sociale, duke reflektuar kritikisht mbi përmirësimin e politikave ekzistuese.

Integrim i Teknologjisë në Edukim - 5 ECTS

Lënda “Integrim i teknologjisë në edukim” ofron një analizë të thellë të përdorimit dhe sfidave të teknologjisë në procesin mësimor. Studentët eksplorojnë planifikimin e kurrikulës, krijimin e materialeve interaktive dhe përdorimin e platformave virtuale. Kursi përfshin ndikimin e inteligjencës artificiale, kodimin për fëmijë, ndihmën teknologjike për nevoja të veçanta, si dhe sigurinë dhe privatësinë në ambientin digjital.

Mirëqenia e Fëmijëve në Familje - 5 ECTS

Lënda “Mirëqenia e fëmijëve në familje” trajton në mënyrë të thellë çështjet e sigurisë, përkujdesjes dhe mirëqenies së fëmijëve brenda familjes. Përmes qasjes ndërdisiplinore, studentët analizojnë faktorët socio-kulturorë, ekonomikë dhe psikologjikë që ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve, duke u fokusuar në ndërhyrjet inovatore, drejtësinë sociale dhe ligjet në Kosovë për mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe familjeve.

Semestri II
Metodologji e Avancuar e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme- 5 ECTS

Lënda “Metodologji e avancuar e edukimit në fëmijërinë e hershme” u ofron studentëve njohuri dhe aftësi për përdorimin e qasjeve dhe metodave pedagogjike të avancuara në institucionet parashkollore. Ajo përfshin studimin e kurrikulës, organizimin e aktiviteteve, strategjitë për nxitjen e socializimit dhe zhvillimin njohës të fëmijëve, si dhe rolin e edukatorëve dhe prindërve si partnerë në procesin edukativ. Qëllimi është përgatitja e studentëve për të zbatuar praktikat më të përshtatshme në edukimin e hershëm.

Psikologjia e Fëmijëve - 5 ECTS

Lënda “Psikologjia e Fëmijëve” u ofron studentëve njohuri mbi zhvillimin psiko-social të individit, me fokus në fëmijërinë e hershme dhe ndikimin e mjedisit. Në përfundim, studentët do të jenë të aftë të përdorin këto njohuri për të kuptuar zhvillimin dhe për të aplikuar ndërhyrje psikologjike, veçanërisht në programe parandaluese.

Tema Master - 20 ECTS

Teza e masterit ka për qëllim që studenti të praktikojë dhe të zbatojë teoritë dhe metodat për zgjidhjen e problemeve komplekse në Shkencat Kompjuterike. Lënda mbulon gjithë procesin kërkimor: nga përcaktimi i temës dhe projektit, rishikimi i literaturës, dizajnimi i kërkimit, përzgjedhja e popullatës dhe instrumenteve matëse, mbledhja dhe analiza e të dhënave, deri te hartimi dhe vlerësimi i raportit shkencor, duke përfshirë detyra praktike paralel me përgatitjen akademike.