Fakulteti Ekonomik dhe Instituti AAB nënshkruan marrëveshje me ZKA

23 Nëntor 2023

Me qëllim të avancimit të cilësisë së edukimit, ngritjes së kapaciteteve profesionale në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar, auditimit dhe fushave të ngjashme është nënshkruar marrëveshje tripalëshe në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Fakultetit Ekonomik dhe Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar. Marrëveshja u nënshkrua nga auditorja e përgjithshme Vlora Spanca, dekani i Fakultetit Ekonomik Medain Hashani dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Ylber Prekazi.

Kjo marrëveshje parasheh realizimin e punës praktike të studentëve nga Kolegji AAB në ZKA, rritjen e shkëmbimeve arsimore e profesionale mes këtyre institucioneve, promovim të edukimit cilësor përmes aktiviteteve të përbashkëta, organizimin e ligjëratave dhe trajnimeve në fushën e kontabilitetit dhe financave në përgjithësi etj.

Share: