Fakulteti Ekonomik nënshkruan marrëveshje me rrjetin më të madh të marketeve në Kosovë “MAXI”

1 Prill 2022

Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Medain Hashani, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin më të madh të marketeve në Kosovë “MAXI”, i cili kishte për përfaqësues shefin ekzektutiv, z. Ylli Çollaku.

Qëllimi i marrëveshjes është që të përfitojnë të dy palët përmes shkëmbimit të shërbimeve cilësore si dhe bashkëpunimeve si: trajnime të përbashkëta për rritje të kapaciteteve, organizime të seminareve edhe konferencave, realizimi i praktikës studentore, mundësi punësimi për studentë, lehtësimi i aktiviteteve hulumtuese për nevoja të dy anshme, etj.

Të dyja palët premtuan në realizim dhe organizim cilësorë të këtyre aktiviteteve duke lënë gjithnjë të hapur mundësinë  e zgjerimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimeve të natyrave të ndryshme varësisht nga paraqitja e nevojës.

Share: