Fakulteti Ekonomik realizon trajnimet “Savings Game” në Javën Globale të Kursimeve

28 Mars 2025

Në shënim të Javës Globale të Kursimeve, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB ka organizuar trajnimet “Savings Game” për studentët e këtij fakulteti.

Këto trajnime interaktive iu ofrojnë studentëve njohuri të thelluara dhe udhëzime të zbatueshme për menaxhimin efikas të buxhetit dhe mobilizimin e kursimeve, ndërsa do mbahen edhe për grupe tjera studentësh.

Trajnimet u implementuan nga profesorët e Fakultetit Ekonomik Agron Mustafa dhe Shkumbin Misini.

Share: