Fakulteti Ekonomik realizon trajnimin “Savings Game”

27 Maj 2025

Profesoreshat Fjolla Trakaniqi dhe Pranvera Dalloshi nga Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, më 24 maj 2025, realizuan trajnimin interaktiv “Savings Game” me studentët e këtij fakulteti.

Ky trajnim synon të zhvillojë të menduarit kritik, bashkëpunimin dhe aftësitë praktike në menaxhimin e financave personale, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar në jetën e përditshme.

Trajnime të këtij formati do të vazhdojnë të organizohen edhe për grupe të tjera studentësh, me qëllim përgatitjen e tyre për vendimmarrje të qëndrueshme financiare.

Share: