Fakulteti Ekonomik zhvillon ligjëratë me temën “Sistemi Tatimor i Kosovës”

4 Maj 2022

Në kuadër të organizimeve dhe aktiviteteve me të ftuar, Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB së fundi ka zhvilluar ligjëratë me të ftuar drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj. Ai para studentëve, shpalosi informacione të shumta në lidhje me sistemin tatimor të Kosovës, ku përmendi përparësitë e sistemit tatimor të Kosovës, tatimet të cilat aplikohen në Kosovë, normat tatimore, të hyrat e realizuara nga ATK-ja, pikat kryesore të TVSH-së, pikat kryesore të tatimit në të ardhura personale, tatimit në të ardhura të korporatave, deklarimin elektronik EDI, raportin e FMN-së 2022, raportin e Komisionit Evropian 2021 dhe synimet për të ardhmen.

Në fund u zhvillua debat nga studentët e këtij fakulteti me dekanit prof. Medain Hashani dhe drejtorin e përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj.

Share: