Fakulteti i Arteve organizoi ligjëratë me të ftuar, Kushtrim Sogojeva, me temën “Të jesh artist i së ardhmes”

14 Mars 2022

Fakulteti i Arteve ka nisur ligjërata me të ftuar të ndryshëm me qëllim të informimit rreth temave me interes për studentët. I ftuar ishte Kushtrim Sogojeva, drejtor i “Trokit”, që trajtoi temën “Të jesh artist i së ardhmes”.

Kjo ligjëratë u bazua në nevojat për ekspertë në fushën e dizajnit grafik në Kosovë dhe rajon. Përmes orientimit ndërkombëtar dhe aftësive të avancuara në rezultatet e studimit për studentët, ndër të tjera ai foli për fushat klasike të aplikimit në agjencitë, kompanitë e ndryshme botuese dhe të mediave, nëpërmjet mundësive të ndryshme dhe premtuese në udhëheqjen institucionale të kulturës, artit dhe punës së mediave, si në nivel komunal ashtu dhe në atë shtetëror.

Share: