Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, morën pjesë në konsultime me të rinjtë e tjerë nga UN Women Albania dhe UN Women Kosova, në kuadër të projektit “Rinia për Përfshirjen, Barazinë dhe Besimin”, i financuar nga UN Peace Building Fund.
Gjatë këtyre konsultimeve u shkëmbyen idetë dhe perspektivat e të rinjve në lidhje me adresimin e pabarazive dhe ndryshimin e normave dhe stereotipeve gjinore.
Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB çdoherë është pjesë e aktiviteteve që për bazë kanë progresin e shoqërisë, të drejtat e tyre dhe problemet me të cilat grupe të caktuara përballen.