Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB dhe Creative Education kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar mundësi praktike për studentët që specializohen në gjuhën gjermane.
Ky partneritet synon të lidh njohuritë akademike me përvojën praktike, duke i pajisur studentët me aftësi mësimore në një mjedis profesional.
Sipas marrëveshjes, Creative Education do të pres studentët e AAB në degët e saj në Prishtinë dhe Pejë, duke u ofruar atyre praktikë profesionale, mentorim dhe trajnime.
Marrëveshja u firmos nga Aida Alla, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Arian Haradinaj, Drejtori i Creative Education.
Ky partneritet pasqyron përkushtimin për të përgatitur studentët për tregun e punës përmes përvojës praktike.