Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe English Study Academy nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

14 Tetor 2024

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga programi i Gjuhës Angleze tani kanë një mundësi shtesë për realizimin e praktikës, sipas marrëveshjes të nënshkruar nga fakulteti dhe “English Study Academy”. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Aida Alla dhe drejtoresha e “English Study Academy” Laura Prapashtica.

Përveç realizimit të praktikës nga studentët, parashihen edhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme nga dy palët, si dhe iniciativa të shumta bashkëpunimi që janë në përputhje me synimet e marrëveshjes.

Share: