Fakulteti i Komunikimit Masiv (FKM) i Kolegjit AAB dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) janë zotuar se do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mediave dhe studimeve mediatike. Në marrëveshjen e bashkëpunimit e cila u nënshkrua sot nga zëvendës dekani i FKM-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Abrazhi dhe zëvendësuesi i shefi ekzekutiv të KPM-së, Faruk Rexhaj, parashikohen një sërë bashkëpunimesh në interes të të dy institucioneve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët e komunikimit masiv dhe gazetarisë të Kolegjit AAB do të kenë qasje në arkivat e KPM-së për nevoja studimore, praktika profesionale etj., ndërsa të dy institucionet do të thellojnë bashkëpunimin në organizimin e ligjëratave me interes të ndërsjellë, partneritet në konferenca shkencore dhe hulumtime, si dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me mediat në përgjithësi.
FKM dhe KPM edhe deri më tani kanë pasur bashkëpunime në fushën e trajnimeve nga sfera e etikës së mediave, ligjërata për interes të ndërsjellë etj.