Fakulteti i Komunikimit Masiv nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin Shën Ciril Methodius – Sllovaki

26 Maj 2025

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Komunikimit Masiv, kanë edhe një mundësi më shumë për mobilitet me institucione akademike. Qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar me Fakultetin e Komunikimit dhe Medias nga Universiteti Ciril Methodius është të krijojë një kornizë për bashkëpunim midis palëve në fusha me interes të ndërsjellë.

Në këtë marrëveshje përfshihen: shkëmbimi i studentëve, shkëmbimi  i stafit, zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta kërkimore dhe akademike si dhe shkëmbimi kulturor.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekanët Gazmend Abrashi dhe Ľudmila Čábyová nga Universiteti Ciril Methodius.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në AAB tashmë ka filluar bashkëpunimin për projektin Shkëmbime Virtuale Evropiane, që synon nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe angazhimin e studentëve në të gjitha universitetet evropiane. Qëllimi i projektit është të forcojë kompetencat kryesore për të mësuarit gjatë gjithë jetës tek të rinjtë (18-30 vjeç) nga Sllovakia, Spanja dhe Ballkani Perëndimor përmes një serie punëtorish interaktive online të fokusuara në zhvillimin e aftësive të buta, promovimin e dialogut ndërkulturor dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë.

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/programme-guide/part-b/key-action-1/virtual-exchanges

Share: