Fakulteti i Komunikimit Masiv shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

3 Maj 2025

Fakulteti i Komunikimit Masiv ka organizuar një panel diskutimi me profesionistë dhe gazetarë për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj.

Të ftuar në këtë panel të cilin e drejtoi dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv Gazmend Abrashi, ishin: Hasan Saliu profesor i gazetarisë, Ardiana Thaçi Mehmeti gazetare hulumtuese dhe Nora Gjuzi gazetare.

Panelistët theksuan rëndësinë e shtypit në shoqëri, hapat që ndjekin për të informuar publikun, vështirësitë, sfidat dhe gjendjen aktuale të lirisë së shtypit në mbarë botën.

Studentët e gazetarisë, kontribuan me pyetjet dhe diskutimet e tyre në këtë aktivitet.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, riafirmon angazhimin kolektiv ndaj të vërtetës, llogaridhënies dhe vlerës së qëndrueshme të një shtypi të lirë.

Share: