Fakulteti i Komunikimit Masiv shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios

20 Shkurt 2025

Në Kolegjin AAB, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Radios, nga studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv. Me këtë rast studentët kanë realizuar një podcast ku përgjegjës për pjesën përmbajtësore/programore janë studentët e Gazetarisë, ndërsa për pjesën teknike janë studentët e Produksionit Medial.

Studentët janë angazhuar që të krijojnë përmbajtje për podcast, ku realizimi dhe transmetimi në kanalin Youtube do të jetë në baza javore, që nga muaji mars. Realizimi do të bëhet nën mbikëqyrjen e prof. Arlind Xhemajli dhe studentit Ervin Zogaj. Gjithashtu, studentëve iu është shpërndarë filmi dokumentar për radion, i realizuar vite më parë nga Fakulteti i Komunikimit Masiv, përmes të cilit tregohet historiku dhe roli i radios ndër vite.

Share: