Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit dhe Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit organizojnë seminar për trajnerët e rinj në fitness

28 Tetor 2024

Në bashkëpunim me Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës (FBBFK), Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit organizon seminar për trajnerë të rinj në fitness.
Seminari zhvillohet në katër module ku ligjërues janë profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, me program të ligjëratave sipas Federatës Botërore të Fitnessit dhe Bodybuildingut.
Kurse pjesa praktike do realizohet nga emra të njohur të fitnessit dhe bodybuilingut në Kosovë, ndërsa do përfundoj me certifikimin e pjesëmarrësve.

Share: