Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe sekretari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës Agron Dubovci, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në Kolegjin AAB.
Thelbi i kësaj marrëveshje qëndron në zhvillimin e pjesës praktike të studentëve nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në federatë, shkëbimi i stafit akademik dhe profesional, organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore, seminareve, tryezave etj.
Gjithashtu në këtë marrëveshje është paraparë edhe aplikimi i përbashkët për fonde vendore e ndërkombëtare në fushën e sportit dhe gara të niveleve të ndryshme.