Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit organizoi ecje një ditore në Malet e Sharrit

27 Maj 2022

Në mesin e shumë aktiviteteve që organizohen në Kolegjin AAB, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit organizoi ecje një ditore me studentët e këtij drejtimi.

Destinacioni i shtegut nëpër të cilin kaluan ishin Malet e Sharrit dhe Liqeni i Jazhincës, liqen ky me një lartësi mbidetare prej 2180m, ku ngjitja në këtë terren llogaritet mesatarisht e vështirë. Shtegu ishte i gjatë 16 km dhe ecja zgjati gjithsej 6 orë. Studentët shijuan pamjet e maleve të dendura, natyrën, ujëvaret, etj.

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB zhvillon aktivitete të tilla në kuadër të lëndëve të ndryshme, duke u përpjekur që studentët krahas studimeve të ushtrojnë edhe ecjen në nayrë, vrapimin etj.

Share: