Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit mori pjesë në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare Ballkanike në Shkencat Sportive organizuar nga Universiteti i Tetovës. Kolegji AAB në cilësinë e bashkëorganizatorit mori një mirënjohje të veçantë në zhvillimin dhe promovimin e të arriturave shkencore në fushën e sportit. Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte e një rëndësie të veçantë pasi ishte e një natyre ndërkombëtare dhe u ndanë shumë përvoja mes pjesëmarrësve.
Prezantimet nga mësimdhënësit e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit nga Kolegji AAB zgjuan interesim tek pjesëmarrësit në konferencë. Konferenca i zhvillojë punimet me datën 18 dhe 19 maj 2022.
Pjesëmarrja në konferencë kishte rendësi të shumëfishtë sepse përveç prezantimeve të punimeve ishte një mundësi e vendosjes së raporteve me pjesëmarrësit të tjerë të cilët u zotuan se do të bashkëpunojnë me Kolegjin AAB në organizime të tilla.