Fakulteti i Kulturës Fizike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Body-Building & Fitness të Kosovës

2 Prill 2021

Përmes këtij bashkëpunimi palët janë dakorduar të përcaktojnë programe të përbashkëta për realizimin e pjesës praktike të studentëve, për mbrojtjen e interesit të studentëve, për zhvillimin e njohurive të reja respektivisht atyre praktike, në kuadër të lëndës së Fitnesit.

Po ashtu palët janë marrë vesh që bashkëpunimin e tyre ta realizojnë edhe në shkëmbimin e materialeve e literaturës profesionale si dhe informacioneve të tjera të nevojshme.

Kjo marrëveshje u siguron palëve angazhimin për realizimin e programeve të veçanta akademike afatshkurtra, përfshirë organizimin e përbashkët të shkollave verore, kampeve të ndryshme, manifestimeve të ndryshme, garave të niveleve të ndryshme. Krahas këtyre edhe licenimi i studentëve për trajner personal të Fitnesit, do të jetë një nga pikat me interes të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit te Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva dhe Sekretari Gjeneral Federatës, Z.Sabri Dragusha.

Share: