Fakulteti i Psikologjisë, i përfaqësuar nga Dekani Prof. Ass. Dr. Naim Telaku, dhe Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK), i përfaqësuar nga MA. Spec. Jeta Deva, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum synon të promovojë aftësimin profesional të studentëve në fushat e shërbimeve psikologjike që lidhen me autizmin.
Përmes këtij bashkëpunimi, studentët do të përfitojnë nga puna praktike dhe aktivitetet e ndryshme si konferenca dhe hulumtime shkencore. ANAK do të përfitojë nga mbështetja e studentëve në ofrimin e shërbimeve dhe ngritjen e vetëdijësimit për autizmin.
Ky hap do të ndihmojë në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe përmirësimin e shërbimeve psikologjike në Kosovë.