Fakulteti i Psikologjisë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

5 Qershor 2024
The Faculty of Psychology and the Kosovo Center for the Rehabilitation of Torture Survivors - KKRMT sign a cooperation agreement

Dekani i Fakultetit të Psikologjisë Naim Telaku dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Palët janë dakorduar që në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, studentët e Fakultetit të Psikologjisë të zhvillojnë praktikën e tyre studimore në këtë institucion.

Ndërsa parashihen aktivitete të përbashkëta, të cilat synojnë t’u hapin rrugë bashkëpunimeve të reja në fushat e avokimit për shëndetin mendor, ndihmës për të mbijetuarit e traumës, ligjërata dhe konferenca që pritet të zhvillohen në të ardhmen.

Share: