Studentët e nivelit master të programit Shëndet Mendor nga Fakulteti i Psikologjisë, kanë prezantuar punimet e tyre me të gjeturat e hulumtimeve kuantitative në konferencën studentore të mbajtur së fundmi.
Gjatë prezantimeve studentët diskutuan me profesorët për çështjet që ndërlidhen me shëndetin mendor, me fokus në agresivitetin dhe dhunën prezente në shoqërinë tonë.
Kjo konferencë u mbajt në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, ndërsa pritet të vazhdohet edhe me aktivitete tjera nga Fakulteti i Psikologjisë si: prezantime të posterëve, hulumtime dhe mysafirë nga institucione vendore.