Për të folur rreth psikologjisë shkollore, Fakulteti i Psikologjisë ka pasur të ftuar në një ligjëratë drejtuesen e Shoqatës së Psikologëve Shkollor të Kosovës, Nora Ismaili Shehu, dhe psikologen shkollore Albana Bytyqi.
Gjatë ligjëratës studentët janë informuar për shumë çështje që ndërlidhen me profesionin e psikologut shkollor në Kosovë. Gjithashtu ata kanë pasur rastin të njoftohen me mundësitë që ekzistojnë në të ardhmen për të ushtruar këtë profesion.
Në fund të ligjëratës u prezantuan edhe të gjeturat nga studimi i Shoqatës së Psikologëve Shkollor të Kosovës, për punën, sfidat dhe nevojat profesionale për psikologë shkollor në Kosovë.