Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, dekanati i Fakultetit të Psikologjisë organizoi një vizitë me një grup studentësh në Asociacionin Nacional të Autizmit të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me aktivitetet dhe misionin e ANAK, duke diskutuar gjithashtu mundësitë për të fuqizuar bashkëpunimet e ardhshme.
Studentët e Psikologjisë në Kolegjin AAB kanë mundësinë të realizojnë praktikat e tyre profesionale pranë ANAK, të mentoruar nga ekspertë të fushës, ndërsa fitojnë përvoja të vlefshme në punën me fëmijët në spektër të autizmit dhe familjet e tyre.
Fakulteti i Psikologjisë dhe ANAK u dakorduan për të vazhduar angazhimin në këtë drejtim dhe për të bashkëpunuar për aktivitete të ardhshme.