Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me datë 08.05.2022 do të organizoj konferencën shkencore studentore “Dita e hapur e projekteve dhe hulumtimeve”. Zhvillimi i kësaj konference është një mundësi e mirë për të nxitur kërkimin shkencor dhe diskutimin akademik mes komunitetit të studentëve. Qëllimi i konferencës është që të inkurajoj studentët të kontribuojnë në kërkimin dhe hulumtimin shkencor.
Inkurajohen studentët e të gjitha programeve të Fakulteti të Shkencave Kompjuterike që në bashkëpunim me profesorët e tyre të aplikojnë me punimet e tyre në konferencë. Konferenca fokusohet në tematikat e mëposhtme: Programim, Sistemet e informacionit, Telekomunikacion, Intelegjenca Artificiale, Data Science, Siguria Kibernetike.
Abstraktet e punimeve të përzgjedhura nga komiteti shkencor i konferencës do të botohen në librin e abstrakteve dhe pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje. Prezantimi i punimeve do të bëhet në mënyrë verbale përmes platformave të ndryshme të ndryshme të prezantimeve.
Dërgimi i abstrakteve dhe punimeve bëhet në e-mail adresën: [email protected]