Kolegji AAB në vazhdimësi synon marrëveshje me partner të suksesshëm, në mënyrë që studentët të depërtojnë në tregun e punës, qoftë gjatë studimeve apo pas tyre. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, sot ka nënshkruar marrëveshjen e radhës me kompaninë KIT – Kosova Information Technology.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi do jetë ndihmë e madhe për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, të cilët gjatë dhe pas studimeve mund të kryejnë praktikë, dhe të
punësohen në këtë kompani.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, Jusuf Qarkaxhija, ka falënderuar KIT për marrëveshjen e arritur, derisa tregoi për metodat më moderne me të cilat mësojnë studentët, dhe programet e shumta që përkojnë me zhvillimin e hovshëm teknologjik kudo në botë.